Kryetari i PL, Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që ti bashkohen protestës kombëtare më 11 shkurt në orën 12:00 para Kryeministrisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se kryeministri Edi Rama duhet të largohet sa më shpejt.
Sipas kryetarit të PL, “ndryshimi i madh po afron”.
“Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë! Të gjithë më 11 shkurt, ora 12:00, në protestën kombëtare para Kryeministrisë! Ndryshimi i Madh po afron”,-shkruan Meta./ Opinion.al