Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat, komentoi edhe deklaratën e Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta që dje foli për një qeveri teknike në shtator.
Berisha u shpreh se nuk ka diskutuar me Partinë e Lirisë për këtë gjë, ndërsa theksoi se pas largimit të qeverisë Rama detyra më themelore është përgatitja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Pyetje: Keni diskutuar për qeveri teknike në shtator?
Sali Berisha: Nuk kemi diskutuar por teza jonë është kjo: Që Edi Rama duhet të largohet një ditë e më parë, pas largimit të kësaj qeverie, natyrisht detyra më themelore është pregatitja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
A do ngarkohet një qeveri teknike apo si do quhet ajo, apo “ad hoc” për të përgatitur zgjedhjet është dicka që do vendosin forcat politike por largimi i Ramës është absolut.