Politikë

Meta flet për shpërndarjen e qeverisë, Rama: Do shikoni një parti të re


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:33 - 21/05/20 |
Al Do

Paralajmërimin e presidentit Meta për shpërndarjen e qeverisë me dekret, kryeministri Rama e cilësoi si të lidhur me transformimin e një lëvizjeje qytetare në parti politike.

Meta tha se do të nxjerrë një dekret për shpërndarjen e qeverisë të cilën do ta cojë në zyrë me popullin shqiptar. Ai paralajmëroi çuarjen në burg të policëve të cilët i akuzoi për ushtrim dhune dhe theksoi se do të veprojë sipas vullnetit të popullit

Kryeministri Rama ironizoi deklaratën e Metës në një intervistë televizive dhe shtoi gjithashtu se kjo lidhet me formimin e një partie të re politike.

“Kjo është një frazë nga një shfaqje në Teatrin e vjetër, por nuk i gjej dot titull. Këtë frazë e kam dëgjuar në një shfaqje kur luheshin ato të realizimit socialist. Shumë shpejt do të shikoni një lëvizje qytetare që pak nga pak do të transformohet në një parti. Është e lidhur me gjithë këtë”, theksoi Rama. /Opinion.al

Pas