Kryetari i PD Sali Berisha tha se firma e presidentit jashtë vendit është e pavlefshme, duke ju referuar dekretit të tij për lirimin nga detyra të Shefit të Shtabit të Ushtrisë, Bajram Begaj.
“Presidenti humbet të drejtën e dekreteve jashtë territorit, jashtë territorit nuk ka dekret”, tha Berisha.