Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta firmos live anulimin e zgjedhjeve, bën me duar simbolin e shqiponjës

2019/06/10 at 8:49 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta firmos live anulimin e zgjedhjeve, bën me duar simbolin e shqiponjës

Nuk kishte ndodhur më parë! Pas 41 minutash konferencë për mediat presidenti Ilir Meta ka firmos live shfuqizimin e Dekretit për anulimin zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Dhe në fund kreu i shtetit shqiptar bëri me duar simbolin e shqiponjës.

Sipas Metës, nëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore merr pjesë vetëm mazhoranca, atëherë qytetarëve i cënohet ushtrimi efektiv i të drejtës për të zgjedhur.

“Në këto zgjedhje konkurron vetëm një kandidat për t’u zgjedhur si kryetar bashkie. Kjo gjë tregon qartë se ky proces zgjedhor është fiktiv dhe farsë dhe standardet demokratike shkelen në mënyrën më flagrante. Pjesëmarrja në zgjedhje vetëm e mazhorancës cënon rëndë parimin kushtetues të pluralizmit mbi të cilin ndërtohet shteti i së drejtës. Zhvillimi i zgjedhjeve në kushtet e një situate të tensionuar politike krijon rrezikun e një konflikti civil. Presidenti duhet të angazhohet në mënyrë racionale për të mbrojtur vlerat dhe parimet kushtetuese”, deklaroi Meta.

“Nëse dita e zgjedhjeve do të shndërrohet në një beteje force, atëherë zgjedhjet do të humbisnin vlerën e tyre në një shoqëri demokratike. Ky rrezik duhet të parandalohet me mjete kushtetuese ku padyshim përfshihet edhe anulimi i datës së zgjedhjeve. Shfuqizimi i dekretit nënkupton shtyrjen e tyre për një datë tjetër. Anulimi i zgjedhjeve është mjeti i vetëm emergjent për zgjidhjen e krizës së rëndë politike dhe shtyrja e tyre për një datë tjetër të dakordësuar”, theksoi më tej Meta.

Akuza të forta, kreu i shtetit hodhi ndaj qeverisë, për të cilën tha se po tenton kapjen totale të gjithë institucioneve.

“Mazhoranca vijon të tentojë kapjen totale të gjithë institucioneve, kurse opozita deligjitimimin e mëtejshëm të tyre. Me anulimn e datës së zgjedhjeve, Presidenti i Republikës synon të krijojë një hapësirë kohe të nevojshme që palët të reflektojnë. Unë nuk mund të qëndroj indiferent që kriza politike ka shkaktuar dhe do të vazhdojë të shkaktojë tek ekonomia e konsumatorit. Kërkohet reflektim dhe rikthim i normalitetit. Zhvillmi i zgjedhjeve në datë 30 Qershor 2019 pa garë do cënonte ngritjen e integrimit të vendit në BE, do minonte çdo mundësi të çeljes së negociatave si dhe do dëmtonte imazhin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO dhe kryesues i OSBE për vitin 2020. Ftoj të gjithë aktorët vendas dhe ndërkombëtarë që të bashkojnë kontributet për rivendosjen e dialogut dhe për gjetjen e një zgjidhje të qetë. Ndaj i bindur për rëndësinë e këtij akti historik, po e nënshktruaj këtë dekret përpara të gjithë juve”/ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
Rajoni

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

6 Qershor, 2025 2:03 pm
Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

6 Qershor, 2025 1:58 pm
“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Para
Selena Gomez ‘zhduk’ çdo kujtim të Justin Bieber nga jeta e saj

Selena Gomez ‘zhduk’ çdo kujtim të Justin Bieber nga jeta e saj

8 argumentet e Ilir Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve

8 argumentet e Ilir Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve

Qeveria: Të enjten nisim procedurën për shkarkimin e Metës

Qeveria: Të enjten nisim procedurën për shkarkimin e Metës

TE FUNDIT

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
6 Qershor, 2025

Mali i Zi ashtu si Shqipëria synon që të mbajë një konferencë ndërqeveritare në fund të këtij muaji. Shefi i...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
6 Qershor, 2025

Në një foto të publikuar bashkë me gruan e tij Liri Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka uruar ndjekësit e...

Lexo më shumë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
6 Qershor, 2025

Për arkitektin e njohur japonez Kengo Kuma, Shqipëria është e ngjashme me vendin e tij të lindjes. Por në ç’kuptim?...

Lexo më shumë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
6 Qershor, 2025

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com