Presidenti Ilir Meta ka publikuar fotot teksa firmos kallëzimin penal ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se “po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj”.
Padia do të dorëzohet në tre prokurori, në Prokurorinë e Përgjithshme; pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Meta e akuzon Dovranin për shpërdorim detyre dhe përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore. Më herët, Meta në një emision televiziv është shprehur se Dvorani është i vetmi shembull që pritet për të rikthyer besimin tek Reforma në Drejtësi.
Reagimi i Metës
Të dashur qytetarë!
Sapo nënshkrova kallëzimin penal të premtuar ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z.Ardian Dvorani.
Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj.