Politikë

Meta: E ardhmja e Ballkanit nuk është ndryshimi i kufijve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:42 - 06/05/21 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta një pjesë të diskutimit të zhvilluar me homologun slloven, Borut Pahor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave dhe se të njëjtin qëndrimin i ka shprehur edhe presidenti slloven.

Kreu i shtetit thekson se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve, por heqja e tyre si në vetë Bashkimin Europian.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian. Të njëjtin qëndrim më shprehu sot edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me të cilin gjithashtu nënvizuam rëndësinë e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme nga të dyja palët, që do të përshpejtonte proceset integruese të këtyre vendeve. E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve por heqja e tyre si në vetë Bashkimin Europian, nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë rajonal dhe të distancimit nga e kaluara e hidhur,” shkruan Meta./ Opinion.al

Pas