Aktualitet

Meta dhe Von der Leyen u përshëndeten me duar në zemër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:55 - 28/09/21 |
Opi Nion

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka pritur në një takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare ditën e sotme në Tiranë.

Sikurse shihet edhe në foto, për shkak të pandemisë dhe masave anti-Covid, dy zyrtarët janë përshëndetuar me duar në zemër, duke shmanguar takimin e zakonshem.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta pret në takim Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe delegacionin zyrtar, që e shoqëron”, thuhet ne njoftimin e Presidences.

Me heret Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen shkroi në Twitter:“E kënaqur që fillova vizitën time në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri. Mesazhi im është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi. Me përparim të mirë në reformat në drejtësi, Shqipëria e ka bërë të qartë. Tani BE -ja duhet të bëjë të njëjtën gjë”.

Pas