Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Meta dhe LSI aty janë”, Këlliçi për protestën e 7 korrikut: Do të ketë surpriza

2022/06/30 at 8:39 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet në FRPD, Këlliçi: I anonçojnë sot organet e këtij forumi, nuk garoj më

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka folur për protestën e 7 korrikut të thirrur nga Sali Berisha.


Gjatë një interviste në “News 24”, Këlliçi është shprehur se  “ka ardhur momenti të bëjmë opozitën dhe opozita bëhet kundër qeverisë”.

Deputeti shprehu shqetësimin për faktin se shumë të rinj po largohen nga Shqipëria, përveç tyre edhe shumë profesionistë në fusha të ndryshme.

Këlliçi theksoi se në protestën e 7 korrikut do të ketë surpriza, ndërsa ka folur dhe për presidentin Ilir Meta dhe LSI.

“Qytetarët dalin për veten e tyre, për ekonominë e tyre. Nëse janë më mirë se para 10 vitesh, le të mos dalin në protestë. Por është momenti që shqiptarët të çohen në protestë për të mirën e tyre. Qëllimi i protestës është për t’i shkurtuar ditët Edi Ramës. Ka ardhur momenti të bëjmë opozitën dhe opozita bëhet kundër qeverisë, kundër kryeministrit dhe kundër kësaj qeverie që është në mandatin e tretë. Është një protestë për të rikthyer PD në binarët e opozitarizmit. Çdo opozitar që është votëbesuar, aq më tepër ata që kanë marrë mandat deputeti, po bëjnë detyrën e tyre. Pak rëndësi ka e thërret Beisha, Alibeaj, Basha, etj, por protesta është lajm i mirë. Pashë sot një reagim të Alibeajt, që më duket në kufijtë e absurdes. Të bësh thirrje për të mos marrë pjesë në protestë, më duket jo normale dhe shërbim ndaj qeverisë. Për këtë më vjen keq, që ka kolegë që në vend që të bënin thirrje për t’iu bashkuar protestës, po bëjnë dëm. Edhe të majtët mund të dalin në protestë, edhe ata e paguajnë naftën njësoj si ne. E keni parë tre ditët e fundit, që ka pasur një ulje të vogël të çmimit të naftës. Pra, një mini sinjal është dhënë. Nëse Berisha ka thënë që do kthejë opozitarizmin e vërtetë dhe se opozita nuk ka pushime, atëherë nuk na bën përshtypje pse protestojmë në korrik. Jemi në rrezik për shkak të shpopullimit. Shifrat janë tronditëse, alarmante. Ta them sinqerisht që Shqipëria po boshatiset. Dje isha në Përmet, bëra një takim me maturantë, ku nga 22 që kisha në takim, 100% e tyre donin të largoheshin nga Shqipëria. Të njëjtat shifra janë dhe në kryeqytet, sa i takon të rinjve që duan të ikin. Nuk kemi më një emigracion për të mbushur barkun me bukë, por një emigracion për të siguruar jetesën. Neve po na ikin mjekët, ekspertët, inxhinierët. Nëse vazhdohet me këto ritme, në këtë vend nuk do të mbetet askush. Për këtë arsye, duhet të ndalojmë dhe të mendojmë për vendin tonë. Protesta është një edukatë e qytetarëve, ndjesi e brendshme e ndërgjegjësimit të qytetarëve, që duhet të ngrihen për të rrëzuar qeverinë”,-tha Këlliçi.

Po LSI e Ilir Meta?

Neve na kërkojnë llogari pse u bë në korrik dhe jo në qershor, pse në mesjavë dhe jo në fundjavë, tani po na kërkojnë dhe për LSI e Ilir Metën. Ilir Meta dhe LSI aty janë . E kanë konfirmuar publikisht që do të jenë aty. Edhe unë dal në protestë si qytetar, para se të dalë si deputet. Është një kulturë qytetare të dalësh në protestë dhe është një kulturë që duhet kultivuar te shoqëria jonë, te brezi i ri./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor
Bota

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor

17 Maj, 2025 7:33 pm
Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe
-Kulturë

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe

17 Maj, 2025 7:14 pm
Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës
Politikë

Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës

17 Maj, 2025 6:49 pm
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Berisha: Nëse do isha unë në pushtet do të ishin hapur negociatat me BE

Berisha: Nëse do isha unë në pushtet do të ishin hapur negociatat me BE

Berisha: Basha dhe Alibeaj nuk janë të këshilluar të vijnë në protestë

Berisha: Basha dhe Alibeaj nuk janë të këshilluar të vijnë në protestë
















TE FUNDIT

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
17 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga....

Lexo më shumë

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
17 Maj, 2025

Një plagosje me thikë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur afër...

Lexo më shumë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
17 Maj, 2025

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar pasditen e sotme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com