Aktualitet

Meta dekreton emërimin e Rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 08/09/21 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot emërimin e Rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, Prof.Dr. Luan Përzhitës.

Kreu i shtetit, në një postim në rrjetet sociale thekson se është me tepër rëndësi, zhvillimi i mëtejshëm i shkencës së Albanologjisë, që ka patur një rol thelbësor dhe të jashtëzakonshëm në konsolidimin e kombit shqiptar, si dhe në lindjen dhe formimin e shtetit shqiptar.

“Me anë të një ceremonie solemne, të organizuar në institucionin e Presidentit të Republikës, i dorëzova sot dekretin e emërimit, në detyrën e lartë të Rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, Prof.Dr. Luan Përzhitës, duke i uruar shumë suksese. Është me tepër rëndësi, zhvillimi i mëtejshëm i shkencës së Albanologjisë, që ka patur një rol thelbësor dhe të jashtëzakonshëm në konsolidimin e kombit shqiptar, si dhe në lindjen dhe formimin e shtetit shqiptar. Mbështetja më thelbësore dhe me vizion, është jetike për forcimin e rrënjëve dhe identitetit tonë kombëtar”, shkruan Meta./Opinion.al

Pas