Pas dekretimit të tre anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja shprehet se mirëpret emërimin dhe se është një hap i rëndësishëm dhe pozitiv që duhet të vazhdojë.
“Ne e mirëpresim emërimin nga Pres. @ilirmetazyrtar prej 3 anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë – një hap i rëndësishëm dhe pozitiv që duhet të vazhdohet deri në fund. Tani, ne duhet të mbështesim gjyqtarët në mënyrë që ata të mund të shërbejnë drejtësi për të gjithë njerëzit e Shqipërisë”, shkruan ambasadorja Kim.
3 anëtarët e Gjykatës së Lartë të dekretuar nga Meta janë Sokol Sadushaj; Ervin Pupe si dhe Ilir Panda./ Opinion.al