Presidenti i vendit ka nderuar me dekoratën e Flamurit Kombëtar, ish-presidentin Rexhep Mejdani (President ne vitet 1997- 2002) në 76-vjetorin e lindjes.
Në një ceremoni të mbajtur në Presidencë pasditen e së hënës, kanë qenë të pranishëm personalitete të njohur të politikës në vend dhe Kosovë, si presidenti kosovar Thaçi, kryedemokrati Basha, ish-presidenti Nishani dhe ish-Kryeministri Berisha.
Ndonëse Mjedani përfaqëson një ish-president nga radhët e socialistëve, e madje kandidat për postin e kryetarit në këtë parti, në ceremoni mungoi Kryeministri Rama.
Mungesës së Kryeministrit Rama i ka dhënë përgjigje ironike zëdhënësi i presidentit, që është shprehur se Kryeministri kishte marr një ftesë, por është i mirëkuptuar për mungesën për shkak të angazhimit me Bjellorusinë.
Kujtojmë se gjatë ditës së hënë, Kryeministri dhe Presidenti kanë replikuar përmes rrjeteve sociale, lidhur me situatën e krijuar në pikën doganore të Kakavijës, përgjegjësinë e së cilës, Presidenti Meta e ka adresuar tek Kryeministri./Opinion.al