Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme për borxhin publik dhe të ardhurat për frymë.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Meta shkruan se borxhi publik rritet për frymë teksa të ardhurat për frymë janë në rënie.
Nga një grafik të publikaur, përkatësisht për borxhin dhe të ardhurat, dallohen ndryshimet. Borxhi publik për frymë në vitin 2019 ishte 3.606 $ ndërsa në 2020 ka shkuar 4.079$. Ndërkaq sa u përket të ardhurave për frymë në 2019 kanë qenë 5.323$, në 2020 shkuan në 4.898$.
Postimi i Metës:
Ndërsa borxhi për frymë rritet, të ardhurat për frymë ulen. Koha për një politikë të përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve! Lufta kundër varfërisë ndalon shpopullimin!/Opinion.al