Aktualitet

Meta: Besojmë në pafajësinë e Thaçit, Veselit dhe bashkëluftëtarëve të tyre


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:13 - 25/11/21 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ndodhet në një vizitë në Kosovë ku ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”  kreu i shtetit ndan detaje nga takimi i zhvilluar me të. Ai thotë se kanë ndarë të njëjtin qëndrim për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve strategjike dhe vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndër të tjera Meta thekson se lufta e UÇK-së rezultoi e drejtë dhe vendimtare dhe se besojmë në pafajësinë e Thaçit, Veselit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre.

“Kënaqësi e madhe të takoja sot, në prag të Ditës së Flamurit Kombëtar, Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Në bisedën e ngrohtë dhe të hapur ndamë të njëjtin qëndrim për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve strategjike dhe vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës, në të gjitha fushat.
Vlerësova kontributin e vyer të PDK për konsolidimin e institucioneve të Kosovës, shtetit ligjor dhe demokracisë, si dhe për vijimin e dialogut me Serbinë, përmes një platforme gjithëpërfshirëse.
Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, ndaj ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre”, deklaron Presidenti Meta.

Pas