Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat ditën e sotme ka deklaruar se përgjegjësinë për primaret në zgjedhjet e ardhshme vendore e mban kreu i PD, Sali Berisha pasi ai ka iniciuar këtë proces.
Më tej Meta tha se i ka duartrokitur primaret ndërsa shtoi se procesi është i vonuar dhe se duhet zgjidhur sa më parë.
“Unë kam lavdëruar primaret, por duhet të jemi të kujdesshëm se regjimi është mafioz dhe fashist. Edhe vulën e PD e mban peng Edi Rama.
Unë kam thënë që e mban Sali Berisha përgjegjësinë, që do të thotë që shqiptarët nuk presin primaret nga Berisha dhe as nga Meta, presim fitoren mbi këtë juntë. Prandaj, ai mban përgjegjësi, pasi është ai që e ka ideuar dhe nisur këtë proces, që e kam duartrokitur.. Ky është një proces i vonuar dhe unë ia kam thënë. Duhet bërë çdo gjë që kjo çështje të zgjidhet sa më parë, pasi kemi të bëjmë me një regjim fashist”-tha Meta.