Kryesore

Meta bën publik ndryshimin e emrit: Nga LSI, në Partinë e Lirisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:34 - 25/07/22 |
Opi Nion

Ilir Meta ka bërë të ditur se Lëvizja Socialiste për Integrim do të quhet nga sot Partia e Lirisë.

Në Konventën Kombëtare të mbajtur në Pallatin e Kongreseve, Ilir Meta u rikthye në parti pasi përfundoi mandatin e Presidentit të Republikës.

Ai nuk kurseu nostalgjinë për LSI-në, por tha se tashmë ka vetëm një rrugë dhe është ajo e referendumit që është garanci për shqiptarët.

Ne e krijuam LSI-në për të shpëtuar procesin e integrimit europian që e bllokoi Fatos Nano, për hajdutërinë e tij në dogana. Ishte ai rotacion falë LSI-së që Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e asocim stabilizimit në 2006. LSI bëri çdo gjë dhe për statusin dhe për marrjen e rekomandimit, por e dini se ku jemi tani ka vetëm një rrugë, referendumi është garancia që Shqipëria do jetë e shqiptarëve. Keni parë se si shiten e blihen politikanët, por nuk ka forcë në botë që t’i blejë 3 mln shqiptarë. Mos harroni atdheun, fëmijët tuaj dhe fëmijët tanë mund të gjejnë çdo gjë jashtë. Atdhe nuk gjejnë dot, atdheu është vetëm këtu. Mos harroni se një gjimnaziste 16 vjeç nga Berati, nga një nga familjet më patriotike, e Tutulanëve, shkruante në hartim, më pyet shpesh vëllai më i vogël që dëgjonte historitë e atdheut dhe të pushtuesve, motër po ç’na duhet atdheu, eh vëllaçko i thashë, je i vogël e nuk e kupton, kur të rritesh do e kuptosh, atdheu na duhet që të jetojmë të lirë. Prandaj ju ftoj nga partia e LSI-së në partinë e lirisë, në partinë e sovranitetit, në partinë e referendumit. Do të matemi shumë shpejt, partia e patronazhistëve dhe Dushan Mugoshës, partia e lirisë dhe e gjithë shqiptarëve. Rroftë Shqipëria e lirë dhe demokratike. Rroftë Kosova, shtet i pavarur, lavdi kombit tonë! Mirënjohje të gjithë atyre që themeluan LSI-në”,-tha Meta.

Pas