Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta bashkëpunëtor i Sigurimit? PS nismë ligjore për ndryshimin e ligjit për dosjet

2022/07/29 at 1:08 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta bashkëpunëtor i Sigurimit? PS nismë ligjore për ndryshimin e ligjit për dosjet

Partia Socialiste ka ndërmarrë një nismë ligjore për ndryshimin e ligjit për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Këtë gjë e ka bërë të ditur deputetja Klotilda Bushka përmes një deklarate për mediat.

Bushka deklaroi se pas letrës që Autoriteti i Dosjeve i dërgoi Kuvendit më 26 korrik lidhur me pastërtinë e figurës së personave të zgjedhur apo të emëruar në detyra të larta shtetërore, PS ka vendosur të depozitoi në Kuvendin e Shqipërisë në Kuvend nismat ligjore për ndryshime të Ligjit për të drejtën e informimit rreth dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

“Nisur nga shkresa e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) drejtuar Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë më date 26.07.2022 lidhur me shqetësimet mbi pastërtinë e figurës së personave të zgjedhur apo të emëruar, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka vendosur të depozitojë sot pranë Kuvendit nismat ligjore për ndryshime të Ligjit funksional nr 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialistë të Shqipërisë” të ndryshuar si dhe të Ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar .

Rastet flagrante dhe shqetësuese të pasqyruara në shkresën informuese të Autoritetit drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku figura të rëndësishme të shtetit të pajisur me Çertifikatën e pastërtisë së figurës në fakt rezultojnë në dokumentat e krijuara të ish-Sigurimit të Shtetit, kërkojnë një adresim dhe reagim të menjëhershëm.

Transparencë e plotë për këto raste duhet të kryhet dhe pengesat apo boshllëqet në legjislacionin ekzistues duhet të adresohen me qëllim zbardhjen e të vërtetës sipas vlerave demokratike të drejtësisë si përgjegjësi për brezat e ardhshëm por mbi të gjitha detyrim për ata që vuajtën nën regjimin e kaluar.

Dy nismat tona ligjore konsistojnë në krijimin e shtratit ligjor për verifikimin e subjekteve pavarësisht nëse kanë ose jo një çertifikatë të mëparshme pastërtie nën dritën e fakteve dhe të vërtetës si dhe për verifikimin e të gjitha subjekteve që zgjidhen apo emërohen në poste publike mbi pastërtinë e figurës së tyre.

Të nderuar qytetarë,

Zbardhja e të vërtetës për personat që ushtrojnë detyra shtetërore, mbi të gjitha për ata persona që kanë pasur dhe kanë detyra të larta shtetërore është një domosdoshmëri dhe një simbolikë e fuqishme për të dënuar krimet e të kaluarës por padyshim në funksion të së tashmes për krijimin e një shoqërie të bazuar në parimet dhe vlerat demokratike.

Pasi siç shkruante shkrimtari i mirënjohur Italian, Primo Levi, i mbijetuar i kampit famëkeq të Auschwitz:

“Ndodhi, prandaj mund të ndodhë përsëri: ky është thelbi i asaj që duhet të themi. Mund të ndodhë, dhe mund të ndodhë kudo.”

Pikërisht për t’u siguruar që historia të mos përsëritet dhe arritjen e paqes sociale duhet që bashkëpunëtorët e sistemit të mëparshëm të mos të kenë mundësi të jenë pjesë e vendimarrjes i çfarëdo niveli qoftë ai”,- tha Bushka.

Ju sugjerojmë

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
Aktualitet

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

14 Dhjetor, 2025 7:39 pm
BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
Aktualitet

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

14 Dhjetor, 2025 7:36 pm
Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve
Bota

Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve

14 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet
Politikë

Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet

14 Dhjetor, 2025 6:24 pm
Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup
Bota

Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup

14 Dhjetor, 2025 5:21 pm
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë
Rajoni

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë

14 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve
Bota

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve

14 Dhjetor, 2025 3:14 pm
Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin
Sport

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin

14 Dhjetor, 2025 3:13 pm
Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë
Bota

Zelensky: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO

14 Dhjetor, 2025 3:11 pm
Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur
Bota

Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur

14 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Para
Vendimi i qeverisë/Dy ditë pushim për punonjësit e administratës që dhurojnë gjak

Vendimi i qeverisë/Dy ditë pushim për punonjësit e administratës që dhurojnë gjak

Meta: 1302 minorenë janë pa prindër në Itali. Të tretët pas Ukrainës dhe Egjiptit

Meta: 1302 minorenë janë pa prindër në Itali. Të tretët pas Ukrainës dhe Egjiptit

Qeveria: Kush kultivon mbi 1 hektar grurë përfiton 300 mijë lekë subvencion

Qeveria: Kush kultivon mbi 1 hektar grurë përfiton 300 mijë lekë subvencion

TE FUNDIT

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
14 Dhjetor, 2025

Përgjigja e Edi Ramës nuk ka vonuar ndaj Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila reagoi pasi kryeministri tha në podcastin...

Lexo më shumë

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
14 Dhjetor, 2025

Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar me një njoftim zyrtar sa i përket deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Edi Rama...

Lexo më shumë

Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve

Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve
14 Dhjetor, 2025

Njësi speciale kanë arrestuar pesë persona në juglindje të Gjermanisë nën dyshimin e terrorizmit. Sipas Prokurorisë së Mynihut dhe policisë...

Lexo më shumë

Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet

Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet
14 Dhjetor, 2025

Përpara vizitës së saj zyrtare në Athinë të martën e ardhshme, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com