Aktualitet

Meta: Autoriteti i Dosjeve dhe personat e përfshirë do mbajnë përgjegjësi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:56 - 29/07/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se Autoriteti i Dosjeve do mbajë përgjegjësi ligjore për shkeljet që sipas Metës ka bërë.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se edhe personat e përfshirë në këtë çështje, do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Më tej ai theksoi se kur ka kandiduar si President, ka firmosur një kërkesë dhe është konfirmuar që nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit.

“Autoriteti i dosjeve do mbajë përgjegjësi ligjore për këtë shkelje të ligjeve që ka bërë, edhe në atë shkresë që i ka bërë Kuvendit. Së dyti, do mbajnë përgjegjësi individuale personat e përfshirë. Të gjithë e dimë kush është përfshirë, ish-xhelat të sigurimit të shtetit. Atë dosje do kishte shumë të lehtë nëse do kishte një indicie serioze për këtë çështje sepse Ilir Meta në çdo rast, edhe kur ka kandiduar si President, ka firmosur një kërkesë për dosjen dhe është konfirmuar që nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit.

Nëse do dilte e kundërta, autoriteti i dosjeve do kishte mundësinë e paditjes. Kjo tregon se sa kriminale është banda në pushtet, jo vetëm aq kriminale sa kur një djalë i i ri në kulmin e pandemisë, del në mes të natës për të blerë cigare dhe vritet. Është aq kriminal sa vrasja në Elbasan gjatë zgjedhje. Shohim fakte të tmerrshme të rënda të inceneratorëve të njerëzve që kanë ndërruar jetë dhe kanë firmosur dokumente për këtë vjedhje.

Padyshim është kaq kriminale, meqënëse ishte trembur zonja në krye të Kuvendit, nuk u tremb kur manipuluan firmën e ish-kryetarit të KUvendit në gjyqin kundër Presidentit të Republikës në Gjykatën Kushtetuese. Për këto nuk trembet ajo. Do të trembet tamam ajo” – tha Meta.

Pas