Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta audio mesazh nga qelia: Rama ka nisur të vjedhë premtimet elektorale të opozitës

2025/03/29 at 4:20 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Arrestimi i Ilir Metës/ Partia e Lirisë njofton protestë para SPAK, zbulohet data dhe ora

Në një audio mesazh nga qelia, Ilir Meta ka reaguar për programin qeverisës që prezantoi kryeministri Edi Rama, duke thënë se ai ka nisur të vjedhë premtimet elektorale të opozitës, të cilat për muaj të tërë i quante të parealizueshme.


Meta thotë se kreu i qeverisë ka zgjedhur që të flasë me vetveten me autointervista të fabrikuara, pasi nuk mund të dalë të mbajë konferenca apo të mbajë debate me kundërshtarët politikë.

Sipas tij, opozita është garantja e përshpejtimit të integrimit evropian sepse i ka dhënë provat për këtë.

Mesazhi i plotë:

Të dashur qytetarë,  të dashur miq!

Edhe 6 javë na ndajnë nga 11 Maji, dita e fitores së lirisë mbi tiraninë.

Dita e fitores të programit mbi pushtetin.

Dita e fitores të patriotëve ndaj mercenarëve.

Dita e fitores së Shqipërisë, që prodhon dhe eksporton dhe asaj që vetëm importon.

Pasi vodhi për 12 vjet taksat e shqiptarëve me inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe me rrugët që më shpejt rrëzohen sesa inagurohen, si ajo e Ersekës dhe shumë të tjera.

I mbetur pa program, se i kanë shteruar të gjitha mashtrimet e mundshme elektorale prej 12 vitesh, tani Edi Rama ka nisur të vjedhë edhe premtimet elektorale të opozitës,  të cilat për muaj të tërë i quante të parealizueshme.

I pamundur për të dalë në debate me kundërshtarët politikë.

I pamundur të dalë në konferenca shtypi me gazetarët e pavarur, si detyrim ndaj qytetarëve që kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie, Kryetari i Organizatës ka zgjedhur të flasë me vetveten përmes autointervistave të fabrikuara.

Dhe ai ka të drejtë që i fshihet debatit të vërtetë dhe llogaridhënies.

Ç’të thotë ai për zgjidhjen e plotë të ujit të pijshëm, që brenda mandatit të parë qeveritar, kur edhe sot, mbas 12 vjetësh në pushtet, shumica e kryeqytetit është pa ujë dhe për ujë të pijshëm as që bëhet më fjalë.

Po për legalizimet që do t’i zgjidhte që në mandatin e parë, ç’të thotë ai pas 12 vjetësh?

Po për shëndetësinë falas, e cila është 60% më e shtrenjtë për shqiptarët, ç’mund të thotë?

Apo për ilaçet që mungojnë tek Onkologjiku.

Po për arsimin që premtoi se që në mandatin e parë do e çonte buxhetin në 5% të GTP-së, ndërkohë që sot është në nivelin mjeran 2.3%, mbas 12 vitesh çfarë mund të thotë?

Po për fëmijët që vriten me thika në oborret e shkollave, në mes të Tiranës dhe askush nuk mban përgjegjësi, çfarë mund të thotë?

Vetëm për shkak të korrupsionit të tij dhe të Organizatës që drejton, Shqipëria ka, pas 12 vitesh, nivelin më skandaloz të mbledhjes së të ardhurave deri në 28% të PBB, ndërsa Bosnja, Mali i Zi, Serbia arrijnë të mbledhin nga 41 në 42.6% të PBB.

Kjo diferencë prej 14% me mesataren e vendeve të rajonit tonë është 3.3 miliard euro në vit ose 13.2 miliard euro në katër vite, pra në një mandat qeverisës, e cila grabitet prej  Edi Ramës dhe Organizatës të tij në tatime, dogana dhe kudo.

Me këto të ardhura, tejkalohen të gjitha premtimet e opozitës, por edhe ndryshon rrënjësisht situata sociale dhe ekonomike për të gjithë shqiptarët, 50% e të cilëve jetojnë sot në varfëri zyrtare.

Edi Rama, duke ju fshehur llogaridhënies, pas 12 vitesh, për të gjitha ato mundësi që i kishte në dorë, premton sot, çuditërisht, ato që si ka në dorë.

Kush ja ka fajin Edi Ramës që edhe fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë, i çoi te inceneratori që nuk ekziston dhe klientët e tij që nuk merren fare me aktivitete bujqesore dhe blegtorale.

Kush i zeroi fondet europiane të IPARD-it për bujqësinë?

Vetëm korrupsioni i  Edi Ramës dhe i klientëve të tij.

Pse Shqipëria në këto 12 vite është vendi i fundit përfitues nga projekte të financuara nga Bashkimi Europian apo “Procesi i Berlinit”  me nivelin më të ulët të disbursimit dhe përfitimit .

Kush e mbylli Ministrinë e Integrimit Europian në vitin 2017, kur e mori edhe timonin edhe tepsinë i vetëm Edi Rama.

Të gjithë e dinë se e mbylli shakaxhiu i integrimit, Edi Rama.

Kush refuzoi thirrjen dhe përpjekjen serioze të Bundestagut Gjerman në Qershor 2019, që Shqipëria të mos bënte zgjedhje vendore pa opozitën, sepse do të humbiste shansin për Çeljen e Negociatave, njëkohësisht me Maqedoninë e Veriut që kishte arritur Marrëveshjen historike të Prespës.

Përsëri këtë refuzim e bëri shakaxhiu i integrimit, sepse për Edi Ramën, pushteti absolut dhe korrupsioni absolut është i vetmi prioritet, ndërsa integrimi është gjëja më e parëndësishme.

Sepse projekti i tij i vërtetë ishte dhe ende është “Ballkani i Hapur” që ka rrënuar fermerët dhe blegtorët shqiptarë.

Kush ja ka fajin Edi Ramës, që në 8 vite që ai drejton i vetëm, është përgjysmuar numri i gjedhëve dhe i të imtave dhe që prodhimi bujqësor është në pikiatë?

Kush ja ka fajin Edi Ramës që Shqipëria eksporton edhe pas 12 vitesh, që ai është në pushtet, vetëm 8% të PBB, kur Maqedonia e Veriut fqinje eksporton 57%?

Ndërkohë eksportet shqiptare vazhdojnë pikiatën e tyre të pandalshme për shkak të Narkoeuros, por edhe të klimës diskriminuese ndaj prodhuesve vendas dhe ndaj  investimeve prodhuese dhe eksportuese.

Ndaj shqiptarët jam i bindur do të votojnë për programin e opozitës që është tepër realist dhe në interes të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Për programin e opozitës që synon fuqizimin e ekonomisë familjare, por edhe të ekonomisë kombëtare në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Opozita është edhe garantja e përshpejtimit të integrimit europian, sepse ajo i ka dhënë të gjitha provat për këtë.

Po kështu,  Partia Demokratike është anëtare e Partive Popullore Europiane, të cilat drejtojnë Bashkimin Europian dhe tani do të marrin dhe drejtimin e Gjermanisë.

Opozita ka edhe ekspertët më të mirë për çështjet me Bashkimin Europian, një pjesë e të cilëve do të jenë edhe në Kuvendin e ardhshëm.

Ndaj të gjitha votat për numrin 1 në fletën e votimit.

PD – ASHM.

Unë çdo ditë, këtu, në kushte ekstreme izolimi,  përpiqem të shkruaj 50 deri në 100 letra, sepse kuptohet edhe këtu ikin dritat herë pas here, për bashkëpunëtorët,  për anëtarët e Partisë së Lirisë,  për shokët, për miqtë, për të afërmit.

Për t’u kujtuar të gjithëve se sa e rëndësishme është të mos humbasim asnjë sekondë kohë kot në këto 6 javë që kanë mbetur.



Ju sugjerojmë

Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit
Aktualitet

Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit

5 Korrik, 2025 3:53 pm
Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës: I rremë! Mesazhi i ardhur nga..
Aktualitet

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës: I rremë! Mesazhi i ardhur nga..

5 Korrik, 2025 3:49 pm
Shtimi i pasagjerëve në TIA/ Malaj: Turizmi, sektor kyç për zhvillimin ekonomik
Aktualitet

Shtimi i pasagjerëve në TIA/ Malaj: Turizmi, sektor kyç për zhvillimin ekonomik

5 Korrik, 2025 3:38 pm
‘Rinumërimi tregoi vjedhjet në Fier’/Bardhi: SPAK të nisë hetimet për Ceno Klosin
Aktualitet

‘Rinumërimi tregoi vjedhjet në Fier’/Bardhi: SPAK të nisë hetimet për Ceno Klosin

5 Korrik, 2025 3:25 pm
‘Ultimatumi’ i Ramës/ Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve në janar. Në skaner..
Aktualitet

‘Ultimatumi’ i Ramës/ Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve në janar. Në skaner..

5 Korrik, 2025 3:07 pm
Zaptimi i Lungomares/ Rama ‘ultimatum’: Keni 48 orë t’u ktheni qytetarëve trotuarët
Aktualitet

Zaptimi i Lungomares/ Rama ‘ultimatum’: Keni 48 orë t’u ktheni qytetarëve trotuarët

5 Korrik, 2025 2:52 pm
Sezon turistik premtues në Durrës, një nga destinacionet më të preferuara në vend
Aktualitet

Sezon turistik premtues në Durrës, një nga destinacionet më të preferuara në vend

5 Korrik, 2025 2:17 pm
“Vlera rekord dhe kthesa të temperaturave”, parashikimi i motit për korrikun
Aktualitet

“Vlera rekord dhe kthesa të temperaturave”, parashikimi i motit për korrikun

5 Korrik, 2025 2:06 pm
‘Gazo ke ngelur..’/ Zegjineja falenderon Maldritën: Vendim befasues!
Aktualitet

‘Gazo ke ngelur..’/ Zegjineja falenderon Maldritën: Vendim befasues!

5 Korrik, 2025 1:53 pm
“Tokë e xanun” në Tiranë, Rama paralajmëron: Gjoba ose ndjekje penale
Aktualitet

“Tokë e xanun” në Tiranë, Rama paralajmëron: Gjoba ose ndjekje penale

5 Korrik, 2025 1:34 pm
Para
Dyfishohen sëmundjet alergjike, mjekët: Shkak, ngrohja globale dhe ndotja e ajrit

Dyfishohen sëmundjet alergjike, mjekët: Shkak, ngrohja globale dhe ndotja e ajrit

Turistët në Shqipëri, kërkesa më e lartë se oferta

Turistët në Shqipëri, kërkesa më e lartë se oferta

Tërmeti në Mianmar, shkon në 2000 numri i viktimave

Tërmeti në Mianmar, shkon në 2000 numri i viktimave
















TE FUNDIT

Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit

Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit
5 Korrik, 2025

Pavarësisht se në Fier, rinumërimi i dha mandatin Zegjine Caushit, Maldrita Bardhos e refuzoi atë, duke hequr dhe shpresën e...

Lexo më shumë

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës: I rremë! Mesazhi i ardhur nga..

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës: I rremë! Mesazhi i ardhur nga..
5 Korrik, 2025

Pas një hetimi të autoriteteve, ka rezultuar se alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës, ishte i rremë. Lajmi konfirmohet...

Lexo më shumë

Shtimi i pasagjerëve në TIA/ Malaj: Turizmi, sektor kyç për zhvillimin ekonomik

Shtimi i pasagjerëve në TIA/ Malaj: Turizmi, sektor kyç për zhvillimin ekonomik
5 Korrik, 2025

Ministri i Financave, Petrit Malajn, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazhelin, zhvilluan një vizitë inspektimi në...

Lexo më shumë

‘Rinumërimi tregoi vjedhjet në Fier’/Bardhi: SPAK të nisë hetimet për Ceno Klosin

‘Rinumërimi tregoi vjedhjet në Fier’/Bardhi: SPAK të nisë hetimet për Ceno Klosin
5 Korrik, 2025

‘SPAK nuk ka asnjë arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin’. Kështu është shprehur në një postim në rrjetet sociale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com