Politikë

Meta aplikon për kartën e identitetit: 25 prilli, referendum historik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:48 - 29/01/21 |
Opi Nion

Teksa na ndajnë më pak se tre muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, Presidenti Ilir Meta ka aplikuar sot për kartën e identitetit në zyrën e Gjendjes Civile.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti iu bën thirrje qytetarëve që të verifikojnë afatin e vlefshmërisë pasi rinovimi i tyre është i domosdoshëm.

Meta thotë se rinovimi i dokumenteve të identifikimit nuk duhet neglizhuar, pasi është thelbësore që të gjithë qytetarët me të drejtë vote të marrin pjesë në atë që ai e quan “referendumi historik i 25 Prillit.”

Postimi i Metës

U paraqita sot pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administrative nr.13 në Tiranë, për t’u pajisur me kartën e re biometrike të identitetit ID. Kur na ndajnë edhe 86 ditë nga zgjedhjet e shumëpritura të 25 prillit 2021, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të verifikojnë afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit.  Rinovimi i tyre është i domosdoshëm! Mospasja e një karte ID ose pasaporte të vlefshme është pengesë serioze për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votës.  Mos neglizhoni dhe mos e lini aplikimin për në çastin e fundit!  Gjithashtu, ju ftoj të verifikoni sa më parë emrin në listën e zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës tuaj të votimit dhe në rast se vini re parregullsi tek të dhënat, paraqituni menjëherë pranë zyrës së gjendjes civile në njësinë tuaj administrative. Është thelbësore, që të gjithë qytetarët me të drejtë vote, të kenë mundësi të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit. Të votosh është e drejtë, por edhe një përgjegjësi e lartë qytetare.  Çdo neglizhencë në këtë drejtim penalizon të ardhmen europiane të vendit./ Opinion.al

Pas