Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta akuza Kuvendit: Po përdoret për të mbuluar paligjshmërinë e qeverisë

2019/08/18 at 10:26 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta: Pakica që nuk njeh rotacion ka për të humbur gradualisht pushtetin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar në emisionin “Kojshia Show” në RTV21 ka bërë akuza  të forta në adresë të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas Kreut të Shtetit: “Parlamenti përdoret thjesht për të mbuluar paligjshmërinë e akteve të qeverisë. Pra, bëhen ligje për persona të veçantë në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me detyrimet që Shqipëria ka nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE-në, në kundërshtim me konkurrencën, në kundërshtim me parimet e mosdiskriminimit, që është një parim kushtetues e kështu me radhë”, – është shprehur Meta.


Mos ndoshta situata politike në Shqipëri është ekuacion me dy të panjohura dhe zgjedhjet janë vetëm e panjohura e parë? E panjohura e dytë faktikisht nuk dihet. Kush është fajtori tjetër?

Situata në Shqipëri është pasojë e një krize artificiale, ku pa asnjë diskutim përgjegjësinë kryesore e ka Kryeministri aktual me politikën e tij të qartë për të kontrolluar gjithë pushtetet në vend dhe për të asgjësuar demokracinë, dialogun politik, të drejtat e opozitës dhe të pakicave, lirinë e medias, pavarësinë e gjithë institucioneve të tjera, për të kapur edhe sistemin e ri të drejtësisë për fat të keq.

Njëkohësisht nuk mund të mbetet pa përgjegjësi edhe opozita, që në vlerësimin tim ka ndjekur një strategji të gabuar, atë të djegies së mandateve, të mosmarrjes pjesë në zgjedhjet vendore, pra të mosregjistrimit në kohë, por edhe të delegjitimimit të çdo institucioni, ndërkohë që mund të kishte ndjekur një politikë tjetër.

Atë të paraqitjes së një alternative që mund të ndihmonte në parandalimin e kësaj drame institucionale dhe demokracie që ne sot kemi në vend, ku praktikisht sistemi i llogaridhënies është asgjësuar si në nivel qendror, në parlament, si në nivel vendor.

Për fat të keq, Shqipëria po përjeton një rrëmujëhane institucionale.

Si arrihet ekuilibri në politikë në Shqipëri, zoti President? Ju jeni edhe ekonomist në profesion, në ekonomi arrihet ekuilibri kur kërkesa i afrohet ofertës…

Situata në Shqipëri është rezultat i përjashtimit të qytetarëve nga mundësia për të ndikuar dhe për të thënë fjalën e tyre në qeverisjen e vendit, si në nivel qendror, si në nivel vendor.

Rrënjët e kësaj krize që ka ndodhur apo që ka kulmuar kohët e fundit në Shqipëri, gjenden në ndryshimet e befasishme të Kushtetutës së Shqipërisë në vitin 2008, kur u ndryshua dhe sistemi zgjedhor dhe u vendos sistemi me listat e mbyllura, që praktikisht e ktheu vendin nga një Republikë parlamentare, në një Republikë kryetarësh, si dhe asgjësoi lidhjen e deputetëve me qytetarët dhe mundësinë e qytetarëve për të zgjedhur apo për të përkrahur atë deputet, te të cilët ata kishin besim që do të mbronin të drejtat e tyre.

Praktikisht gjatë këtyre 11 vjetëve demokracia në Shqipëri ka ardhur duke degraduar dhe kjo është vënë re te parlamenti, te të gjithë institucionet e tjera dhe mbi të gjitha te mënyra se si realizohet vendimmarrja e qeverisë dhe së fundi se si parlamenti përdoret thjesht për të mbuluar paligjshmërinë e akteve të qeverisë.

Pra, bëhen ligje për persona të veçantë në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me detyrimet që Shqipëria ka nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE-në, në kundërshtim me konkurrencën, në kundërshtim me parimet e mosdiskriminimit, që është një parim kushtetues e kështu me radhë.

Po mendoja teksa ju flisnit, inshallah nuk flisni keq për opozitën, se përndryshe nuk keni vend në shtëpi…

Opozita ka përgjegjësi shumë të mëdha, sepse në radhë të parë opozita nuk është vetëm tërësia e partive që nuk ndodhen në pushtet. Opozita në një demokraci është institucioni më i rëndësishëm demokratik që ka një vend, sepse është aspirata e qytetarëve për një qeverisje më të mirë nesër.

Opozita është ajo forcë që nuk garanton vetëm të drejtat e atyre që votojnë për opozitën, por garanton përmes rolit të saj në Kuvend, në pushtet vendor, në të gjitha institucionet e tjera, edhe të drejtat e atyre që kanë votuar për shumicën. Në kushtet kur opozita largohet nga parlamenti, në kushtet kur opozita nuk merr pjesë në zgjedhjet vendore dhe e lë fushën bosh, lë pa mbrojtje të gjithë qytetarët e Shqipërisë nga abuzivizmi i atyre që drejtojnë dhe të cilët duhet të jenë edhe nën kontrollin institucional të opozitës për interesat e qytetarëve.

Etiketa: ilir Meta


Ju sugjerojmë

Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza
Bota

Gaza, 138 viktima në 24 orët e fundit

6 Gusht, 2025 8:32 pm
Kundër luftës në Gaza/ Ish-kryeministri izraelit u bashkohet thirrjeve për paqe
Bota

Kundër luftës në Gaza/ Ish-kryeministri izraelit u bashkohet thirrjeve për paqe

6 Gusht, 2025 8:04 pm
Ardon Jashari, futbollisti i parë shqiptar te Milani
Sport

Ardon Jashari, futbollisti i parë shqiptar te Milani

6 Gusht, 2025 7:42 pm
Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë
Aktualitet

Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë

6 Gusht, 2025 7:04 pm
Trajneri serb merr drejtimin e Partizanit
Sport

Trajneri serb merr drejtimin e Partizanit

6 Gusht, 2025 6:57 pm
Zjarr në Finiq, evakuohen banorët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit
Aktualitet

Zjarr në Finiq, evakuohen banorët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit

6 Gusht, 2025 6:46 pm
“Një milion thirrje në orë”,The Guardian:Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve
Bota

“Një milion thirrje në orë”,The Guardian:Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve

6 Gusht, 2025 6:42 pm
Rekord historik i nxehtësisë në Japoni
Bota

Rekord historik i nxehtësisë në Japoni

6 Gusht, 2025 6:11 pm
Sejko: Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rënie, ekonomia u rrit
Aktualitet

“Turizmi dhe ndërtimi ndihmuan ekonominë”, Sejko: Rritje pozitive ekonomike

6 Gusht, 2025 6:07 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Patos/ Zjarri përfshin pyllin me pisha, era favorizon flakët

6 Gusht, 2025 5:46 pm
Para
Meta: Pakica që nuk njeh rotacion ka për të humbur gradualisht pushtetin

Meta: Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi

Horoskopi, 23 qershor 2019

Horoskopi, 19 gusht 2019

Parashikimi i motit, dita me temperatura të larta

Moti për sot, 19 gusht 2019
















TE FUNDIT

Gaza, 138 viktima në 24 orët e fundit

Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza
6 Gusht, 2025

138 persona janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në Rripin e Gazës nga forcat izraelite, sipas Ministrisë së Shëndetësisë...

Lexo më shumë

Kundër luftës në Gaza/ Ish-kryeministri izraelit u bashkohet thirrjeve për paqe

Kundër luftës në Gaza/ Ish-kryeministri izraelit u bashkohet thirrjeve për paqe
6 Gusht, 2025

Kritikat ndaj qeverisë së Izraelit janë shtuar paralelisht me zërat se kabineti i Benjamin Netanyahu po përgatitet për një pushtim...

Lexo më shumë

Ardon Jashari, futbollisti i parë shqiptar te Milani

Ardon Jashari, futbollisti i parë shqiptar te Milani
6 Gusht, 2025

Më në fund është zyrtare. Futbollisti me origjinë shqiptare që përfaqëson kombëtaren e Zvirës, Ardon Jashari, është lojtar më i...

Lexo më shumë

Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë

Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë
6 Gusht, 2025

Rreth një muaj nga nisja e sesionit të ri parlamentar, përfaqësues të ambasadës së SHBA në Shqipëri, janë takuar me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com