Kryesore

Meta: 25 prilli, referendum kundër qeverisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:25 - 19/04/21 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta i cilëson zgjedhjet pralamntare të 25 prillit si një referendum kundër qeverisë “Rama”.

Në një postimi në “Facebook”, Meta komenton përsëri çështjen e patronazhosëtve, për të cilët thotë se paguhen nga taksat e shqiptarëve.

Presidenti shkruan më tej se shqiptarët në zgjedhjet e 25 prillit do të rivendosin rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës.

Postimi i Metës

25 PRILLI, REFERENDUM KUNDËR FUKS-SHTETIT!

Punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor.

Këto vende pune, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.

Ndërsa shteti i kapur, hap 10 mijë vende pune në administratën publike, pa asnjë vlerë, për të “rehatuar” kryesisht patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune humbin në sektorët prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë.

Mirë që na survejojnë, por edhe t’i mbajmë me rroga për këtë!  Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor kundër FUKS-SHTETIT, i vënë tërësisht në shërbim të survejimit dhe patronazhistëve.

Me votën e tij plebishitare Sovrani më 25 Prill, rivendos rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës.

Pas