Një mësuese e cila është dënuar pasi pranoi se ka patur kontakte seksuale me tre prej nxënësve të saj raportohet se e ka mbrojtur marrëdhënien e saj me një prej viktimave, duke thënë se e ndihmoi që të përmirësonte notat.
Brianne Altice, 36 vjeçe, ka marrë një dënim variabël me 2 vjet burg dhe 30 vjet dënime alternative, pas çështjes në Utah të SHBA-ve që bëri bujë gjatë verës së kaluar, kur ajo u shpall fajtore për abuzime seksuale me forcë me tre 16-vjeçarë dhe një 17 vjeçar.
Altice fillimisht u përball me 14 akuza përfshi pesë përdhunime dhe tani një tjetër padi është ngritur ndaj saj dhe ndaj ish-punëdhënësit të saj, Davis High School, nga një prej viktimave dhe nga prindërit e tij.
Sipas Salt Lake Tribune, Altice ka shkruar një letër me dy faqe për gjykatën federale ku thotë se “nuk kishte qëllime të këqija” në marrëdhënien e saj me djalin.
Altice ka shkruar se nuk mund t’i përballojë dot shpenzimet e një avokati vetë dhe këmbëngul se ajo nuk është kritikuar asnjëherë nga shkolla për sjelljen e saj në klasë.
Ajo thotë se djali kishte arhdur tek ajo për t’u këshilluar për marrëdhënien e vështirë që kishte me prindërit dhe përshkroi se si ai nrihej në klasë “duke bërë komente të papërshtatshme drjtuar asaj”.
“Znj. Altice e këshilloi (djalin) që të komunikonte me prindërit e tij dhe që të avzhdonte të bëntë maksimumin në shkollë”, shkruajti mësuesja, duke shtuar se notat e djalit treguan një përmirësim ndërkohë që ajo ishte mësuesja e tij./Mapo