Aktualitet

“Mësuesit fshehin rastet nga frika”, Basha: Nuk do ndalem së denoncuari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:53 - 12/11/20 |
Al Do

Kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi sot një bashkëbisedim me mësuesit për të dëgjuar problematika konkrete sa i takon situatës së pandemisë.

Në fjalën e tij, Basha theksoi se do të vijojë të denoncojë situatën, pasi shërbimi shëndetësor sipas tij është në kolaps të thellë, ndërsa shtoi se 7 në 10 shkolla nuk kanë ujë të rrjedhshëm.

I propozuam që në fillim qeverisë të merrte masat. 7 në 10 shkolla nuk kanë as ujë të rrjedhshëm. As jam penduar dhe do vijoj denoncimin e situatës. Të vetëdijësojmë dhe mbrojmë njëri-tjetrin”.

Ndërkohë një nga mësuesit tha se shpesh herë disa nga kolegët fshehin rastet apo që po kalojnë Covid-19 nga frika se nuk kthehen në arsim.

Drejtimi despotik që i po i bëhet arsimit, ka bërë që shpesh herë mësuesit dhe kolegët tonë padashje të fshehin rastet. Shumë mësues nga frika se nuk kthehen më në arsim e fshehin faktin që po kalojnë COVID-in”.

Një tjetër mësuese nga Fieri u shpreh se janë të mbingarkuar dhe nuk kanë kushtet për të mbikëqyrur situatën.

Po japim dyfishin e orëve këto ditë dhe këto javë. U masim temperaturën ne nxënësve me termometra që e tregojnë ndryshe temepreturën”.

Ndërsa një mësuese nga Elbasani ngriti shqetësimin se mësimi po bëhet me mësues praktikantë, të pakualifikuar për mësimdhënie.

Ministria na ka premtuar që janë 1000 mësues në dispozicion për të zëvendësimin e këtyre mësuesëve që dalin me Covid. Në një shkollë të Elbasanit sot janë identifikuar 7 mësues me Covid-19. Nuk kemi nga ta dimë ne që këto mësues nuk janë mbartës të virusit.

Mësuesit u shprehën të shqetësuar edhe për mungesën e mësuesve mbështetës në shkolla dhe të psikologëve.

Lushnja, sidomos në nëntor ka një prekje shumë të madhe masive të qytetarëve nga ky virus.  18-20 mësues në infektivin e spitalit të Lushnjës”./ Opinion.al

Pas