Aktualitet

Mësuesi pedofil u rikthye të jap mësim, Kushi: E pafalshme, e larguam nga puna


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:53 - 27/11/21 |
Opi Nion

Pas skandalit në Berat, ku mësuesi Ëngjëll Bregu, i dënuar për pedofili është rikthyer të jap mësim në shkollën “22 Tetori”, ka ardhur edhe reagimi i ministres së Arsimit, Evis Kushi.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kushi shkruan se një gjë e tillë është e pafalshme dhe se mësuesi Ëngjëll Bregu është larguar nga detyra.

Gjithashtu ministrja bën me dije se ka nisur edhe një hetim administrativ për të gjetur personin apo personat përgjegjës që nuk kanë marrë informacionin e duhur dhe kanë lejuar punësimin e tij.

Bregu ishte emëruar si mësues i lëndëve “Fizikë” dhe “Informatikë” nga Zyra Arsimore Berat. Shqetësimi u ngrit nga prindërit e nxënësve, pasi kishin dijeni se 62-vjeçari rezultonte i dënuar për “Pedolifi” dhe “Ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003.

Dënoj fort rastin e punësimit me kontratë të një mësuesi në Berat, që në vitin 2013 është dënuar nga gjykata për pedofili. Pavarësisht se gjykata nuk ia hoqi të drejtën e rikthimit në detyrë dhe të ushtrimit të profesionit, edhe pse prokuroria e kërkoi një gjë tillë, është e pafalshme që persona të tillë të hyjnë qoftë edhe për një orë të vetme në mjediset e shkollave tona.

Ky person është larguar menjëherë nga detyra dhe ndërkohë kemi nisur një hetim administrativ për të gjetur personin apo personat përgjegjës, që me neglizhencë apo paaftësi, nuk kanë marrë informacionin e duhur dhe kanë lejuar punësimin e tij. Për ta do të merret menjëherë masë ndëshkuese.

Për ne mbrojtja e nxënësve është e shenjtë dhe nuk tolerojmë askënd që cënon mirëqenien e tyre. Ndërkohë, ne në MAS do të rishikojmë menjëherë bazën ligjore dhe nënligjore, për të forcuar rregullat dhe procedurat e punësimit apo shkarkimit të mësuesve, për të mos lejuar që të ndodhin më raste që mund të përbëjnë rrezik për fëmijët tanë.

Ju lutem të gjithëve, prindër, nxënës, mësues, apo përfaqësues të komuniteteve, denonconi cdo rast që cënon, apo dyshoni se rrezikon, të drejtat dhe sigurinë e fëmijëve në shkollë apo jashtë saj”, shkruan Evis Kushi./Opinion.al

Pas