Aktualitet

Mësuesi i akuzuar për dhunë në Devoll i përgjigjet akuzave: Të stisura nga kolegë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:01 - 04/11/22 |
Opi Nion

Mësuesi nga Devolli, Alban Fetolli,  i akuzuar për dhunë ndaj një nxënësi në shkollën 9-vjeçare “Dritëro Agolli” ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.

Fetolli ka deklaruar se të gjitha janë akuzat janë të stisura nga disa kolegë të tij.

“Unë kam 30 vjet që punoj dhe kontribuoj ne arsim dhe kurrë nuk kam pasur probleme të tilla edhe në kohën kur kam qenë drejtues i ZA Devoll apo pozicione të tjera, nuk kam pasur probleme kurrë me kolegët aq më tepër me nxënësit. Prej 30 vitesh punoj me pasion për edukim, nuk kam pasur kurrë as thyerje disiplinore apo vërejtje për punën time, jam i bindur akuzat janë të stisura nga kolegë, të cilët keqpërdorin fëmijët, koha do t’i vërtetojë” tha Fetolli për A2.

I pyetur se çfarë rruge do të ndjekë për personat dhe kolegët që dyshon, nëse do i kallëzojë penalisht për shpifje apo jo, Fetolli shprehet se është duke e menduar këtë të gjë, por ende nuk e ka vendosur.

Ndaj Fetollit, mësues i gjuhës angleze në shkollën 9-vjeçare “Dritëro Agolli” në Bilisht,  ka nisur hetimi disiplinor pasi prindërit e disa nxënësve të klasës së tetë janë ankuar pranë drejtorisë së shkollës për dhunën e ushtruar ndaj tyre nga mësuesi.

Një nxënës i kësaj klase pohoi për mediat disa ditë më parë, se gjatë orës së mësimit mësuesi i kishte goditur me bidon me ujë dhe me shuplakë. Djali tha se janë dhunuar katër nxënës, mes tyre dhe një vajzë.

 

Pas