Leo Messi e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij në Amerikë.
Pasi realizoi një supergol në debutimin e tij, argjentinasi u bë protagonist sërish teksa shënoi dy herë në duelin që Inter Miami fitoi 4-0 ndaj Atlanta.
Kampioni i botës realizoi në minutën e 8 teksa u gjet i vetëm përballë portierit dhe pas dy tentativash dërgoi topin në rrjetë. Por spektakli i tij nuk mbaroi me kaq. Po në pjesën e parë, Messi shënoi dhe golin e dytë duke ia bërë më të lehtë lojën skuadrës që shënoi dhe dy herë të tjera me autor Tejlor.
Një sukses i rëndësishëm ky për Inter Miami që regjistron fitoren e dytë radhazi në Kupë, ndërsa në kampionat vijon të mbetet në vendin e fundit.
Në dy muajt e fundit, ekipi nga Miami kishte zhvilluar 13 ndeshje nga të cilat ka humbur 8, ka barazuar 3 dhe ka fituar vetëm 2 ndeshje.