Lionel Messi është prezantuar ditën e sotme te skuadra e PSG-së. Në konferencën për shtyp në stadiumin “Parc des Princes”, ai u shpreh shumë i lumtur për pritjen në konferencën e parë si lojtar i PSG teksa tha se ka qenë e vështirë dhe e papritur gjithçka që ka ndodhur javën e fundit.
“Gjithçka që më ka ndodhur javën e fundit, ishte e vështirë, e papritur, por në të njëjtën kohë, shumë e shpejtë. Ka shumë entuziazëm. Unë jam shumë i lumtur që jam këtu. Unë duhet t’i kem asimiluar të gjitha këto ndjenja për një javë. Ne bëmë atë që mundëm.
Mesi tha se do të jetë bukur të luajë së bashku me Neymar dhe Mbappe, pa harruar të vlerësojë edhe përforcimet e merkatos së verës që e kanë bërë akoma më cilësor grupin.
“Nejmar? Po, natyrisht, siç thashë më herët, unë tashmë njoh njerëz këtu. Kur shikoj skuadrën, shoh shumë mundësi për të arritur qëllimin. PSG dhe unë po kërkojmë të njëjtën gjë. Tani që jemi ribashkuar, shpresoj se do të jemi më të fortë për të arritur atje. Nejmar, Di Maria, Paredes: Kam pasur kontakte me disa lojtarë”, tha Messi.
Lionel Mesi firmosi për 2 vite dhe opsion për një të tretë me PSG.