5 vjeçari Murtaza Ahmadi, i cili u fotografua duke luajtur me fanellën e numrit 10 të krijuar me plastmas, nuk do të udhëtojë drejt Barcelonës. Lajmin e ka bërë të ditur Fondacioni i sulmuesit argjentinas, që kanë thënë se ka shumë kërkesa nga mbarw bota dhe se nuk mund t’i kënaqin të gjithë.
“Ne marrim mijëra kërkesa të tilla nga fëmijët në mbarë botën dhe e vërteta është se nuk mund t’i kënaqim të gjithë. Do të na pëlqente që të organizonim një takim edhe për vogëlushin afgan por nuk kemi mundësi”, shprehen burime të fondacionit, të cituara nga “Daily Mail”.
Stafi i Messit i ka dërguar një fanellë të vërtetë, por ëndrra e tij për ta takuar sulmuesin e Barcelonës, nuk do të realizohet edhe pse Federata Afgane deklaroi se një gjë e tillë do të ndodhte.