-Jetë dhe Stil

Mësoni kush janë femrat që meshkujt nuk durojnë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:30 - 13/11/15 |
b.f

Edhe meshkujt ashtu si femrat kanë preferenca në përzgjedhjen e partnerëve dhe sidomos kur ato janë të padurueshme. Por cilat janë 5 llojet e femrave që një mashkull nuk do të duronte sipas një studimi të kryer.

1) Ato që përgojojnë

Femrat të cilat flasin negativisht për njerëzit e tjerë dhe i konsiderojnë të parëndësishëm, padyshim se do t’i refuzonte çdo mashkull. Kuptohet, që të gjithë flasim nganjëherë, por ndryshe është kur e bën këtë ndonjëherë dhe shumë ndryshe kur e bën këtë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Meshkujt nuk e kuptojnë pse femrat kanë nevojë për të folur për të tjerët, pasi ata ndjekin një logjikë të thjeshtë, ose ndërrojeni atë që ju pengon ose mos flisni më!

2) E fiksuar pas dietave

Nëse fjalët tuaja më të shpeshta janë: “Nuk mund të pi birrë sepse ka 150 kalori” ose “Duhet të stërvitem çdo ditë”, atëherë meshkujt vështirë se do t’ju kuptojnë, ndërsa edhe më vështirë do të kenë nevojë për shoqërinë tuaj. Ata dëshirojnë femrat që dinë ‘t’i vënë frenat’, të relaksohen dhe ta shijojnë jetën.

3) Femrat që vazhdimisht ankohen për familjen

Të rrallë janë ata që janë të bekuar me familje ‘të përsosur’, ndërsa nëse nuk jeni në këtë grup, atëherë mos i skandalizoni gjërat. Nëse nuk keni asgjë të bukur për të thënë, është më mirë të heshtni.

4) Të varura nga puna

Ju pëlqen puna juaj? Shumë mirë për ju, por nuk keni nevojë që të tjerëve t’ua mbushni kokën në lidhje me prezantimin që e keni bërë aq bukur, kolegët, shefin… sepse do ta bëni të qartë se nuk keni asnjë temë tjetër për të folur.

5) Mendojnë se dinë gjithçka

Disa femra mendojnë se dinë gjithçka dhe sillen sikurse ndonjë trup këshillues. Kanë ndjenjën se duhet të dëgjojnë problemet e të gjithëve rreth tyre dhe t’u gjejnë zgjidhje të përshtatshme. Mbani mend, askush nuk dëshiron të krijojë lidhje me “nënën” e tij.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas