Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mësoi se ishte i birësuar, këngëtarin e thërret nëna biologjike

2022/05/01 at 2:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mësoi se ishte i birësuar, këngëtarin e thërret nëna biologjike

Ndoshta shumë njerëzve mund t’iu kujtohet grupi muzikor “Meteor”, i cili dikur ka performuar në edicionin e parë të “Kënga Magjike”. Por duket se rastësitë janë të çuditshme. Altini, një prej anëtarëve të grupit, është ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty”, por ndryshe nga formula e njohur e rubrikës, ai mbërrin përpara dërguesit të mesazhit në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan.


Arsyeja e kësaj është se Altinin e ka thirrur nëna e tij biologjike, pas 47 vitesh, por ndërkohë ai rrëfen anën e tij të historisë përpara se gruaja që i ka dhënë jetë, të vijë dhe të shfletojë të shkuarën. Altini e nis rrëfimin me momentin si e mësoi që ishte i birësuar. Ai tregon se gjatë rritjes kishte dëgjuar herë pas here fjalë nga të tjerët, por momenti i duhur dhe i zgjedhur nga ata ishte pasi ai  përfundoi shërbimin ushtarak.

Altin: Ishte një ditë si zakonisht normale. U ula me të dy prindërit, thanë ka ardhur koha që ne të flasim dhe e shohim të arsyeshme momentalisht që ke moshën, logjikën, pjekurinë e duhur që ta tregojmë të vërtetën. Babi nuk arriti dot ta suportonte, ndezi cigaren dhe doli jashtë, ndërsa mami m’i tregoi të gjitha.

Ardit Gjebrea: Çfarë di ti?

Altin: Di që kur kam lindur me sa më tregoi nëna, jam dorëzuar në institucione si të jetimoreve nga materniteti nuk e di se ku, në Durrës ose diku tjetër dhe më pas në jetimoren e Durrësit. Më pas jam birësuar normalisht brenda gjithë proceseve të caktuara të asaj kohe.

Ardit Gjebrea: Motivin e ke marr vesh ndonjëherë?

Altin: Nuk kam asnjë lloj informacioni për çfarëdo motivi të ishte.

Ardit Gjebrea: As emrin e babit, të nënës?

Altin: Emrin e babait jo, kurse të nënës me të dëgjuar nga larg, por nuk e them dot se është e saktë apo jo.

Ardit Gjebrea: Por mund ta thuash nuk ka problem.

Altin: Po disa thonë e ka Rukije, disa Hekrie. Emrin tim të lindjes unë e di se e kam biseduar me time më për shumë gjëra, e di që quhem Rudin dhe emrin e certifikatës së lindjes, vitin dhe datën kur kam lindur. 17.12.1974, aktualisht jam 47 vjeç.

Ardit Gjebrea: Jetojnë prindërit e tu sot?

Altin: Jo, babai më ka vdekur, ka gati 17 vjet, kurse nëna e kam, me mua jeton. Madje është ajo që më ka inkurajuar më tepër. Telepatia, nuk e di  pse më erdhi këto kohët e fundit, e diskutoja sa herë me mamin.

Ardit Gjebrea: Që?

Altin: Po sikur? Sikur e ndieja, jo se isha unë ai që do kërkoja ose i shtyrë dhe nga kureshtja që të kërkoja se i shmangesha dhe refuzimit ndoshta të nënës biologjike, si shumë raste të tjera. Por isha kurioz, kisha një boshllëk, më ishte trazuar shpirti që të dija për të ardhmen dhe origjinën time sepse kam dhe dy fëmijë që i kam si drita, nuk i dihet nesër si vjen koha. E diskutoja me nënën dhe thashë që “nëse s’e kërkoj dhe më kërkon, si do të jetë reagimi yt ndaj kësaj gjëje që mund të ndodhë?” Domethënë pyesnim dhe përgjigjeshim për njëri-tjetrin. Mami më inkurajonte, më thoshte “sido të jetë puna nuk të privoj për asgjë se është e drejta e gjithë botës e jotja ta dish kush është“./ Tv Klan

 



Ju sugjerojmë

Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje
Sport

Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje

3 Dhjetor, 2025 6:56 pm
Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD
Kryesore

Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD

3 Dhjetor, 2025 6:44 pm
Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike
Bota

Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike

3 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Salianji e Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD në Durrës
Kryesore

Salianji e Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD në Durrës

3 Dhjetor, 2025 6:34 pm
FIFA gjobit Federatën për ndeshjen ndaj Anglisë, reagon FSHF
Sport

FIFA gjobit Federatën për ndeshjen ndaj Anglisë, reagon FSHF

3 Dhjetor, 2025 5:59 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Konflikti Rusi-Ukrainë/ Cilat janë pikat problematike territoriale?

3 Dhjetor, 2025 4:56 pm
Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë
Aktualitet

Shqyrtimi i ankimimit të pezullimit të Ballukut në Kushtetuese, shtyhet seanca

3 Dhjetor, 2025 4:47 pm
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Kryesore

Rama rendit punët e bllokuara për shkak të pezullimit nga detyra të Ballukut

3 Dhjetor, 2025 4:07 pm
Deputetët e PD tërhiqen nga mbështetja për Endri Shabanin dhe kandidatët e tjerë
Kryesore

Deputetët e PD tërhiqen nga mbështetja për Endri Shabanin dhe kandidatët e tjerë

3 Dhjetor, 2025 4:02 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Negociatat/ Putini pranoi disa propozime amerikane për Ukrainën: Vazhdojnë bisedimet

3 Dhjetor, 2025 3:57 pm
Para
Tirana dhe Vlora, më të goditurat nga pandemia në 2021, vdekjet u rritën me 50%

Ekspertët amerikanë kërkojnë rivendosjen e masave anti-Covid-19

“Vajza ime ka vdekur”, Hekria: Babai më mohoi kur mori vesh që isha shtatzënë

“Vajza ime ka vdekur”, Hekria: Babai më mohoi kur mori vesh që isha shtatzënë

Nga Hajdari tek Murrizi, kush janë anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD

Nga Hajdari tek Murrizi, kush janë anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD
















TE FUNDIT

Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje

Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje
3 Dhjetor, 2025

Briken Calja shkëlqen në Kampionatin Ballkanik të Peshëngritjes që po zhvillohet në Durrës. Peshëngritësi kuqezi triumfoi në kategorinë e tij...

Lexo më shumë

Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD

Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD
3 Dhjetor, 2025

Ervin Salianji, ndërsa po futej në sallën për takimin me demokratët sot në Durrës, u shpreh se qëllimi i këtyre...

Lexo më shumë

Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike

Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike
3 Dhjetor, 2025

Ushtria e Gjermanisë ka vënë në funksion pjesën e parë të një sistemi të mbrojtjes kundër raketave balistike në vlerë...

Lexo më shumë

Salianji e Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD në Durrës

Salianji e Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD në Durrës
3 Dhjetor, 2025

Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës pasditen e së mërkurës. Nga burime brenda...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com