Edmond Ramushi, është 50-vjeçari që u vetëhodh në liqenin Artificial të Tiranës ku gjeti dhe vdekjen mesditën e sotme. Ai para disa ditësh i ishte drejtuar një banke të nivelit të dytë për të kërkuar kredi, por kjo nuk i është aprovuar.
Më pas, në kushte të rënduara psikike ai i ka dhënë fund jetës. Burimet e policisë kanë njoftuar paraprakisht se rreth orës 11:20, kanë marrë një telefonatë tek numri i emergjencave 112, se një shtetas ka hyrë në brendësi të Liqenit Artificial.
Menjëherë janë afruar shërbimet e Policisë, të cilët kanë gjetur trupin e pajetë në afërsi të Digës së Liqenit Artificial.