Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve dhe ish-zv/ministre Ekonomie, Briseida Shehaj është mbajtur përrreth një orë në Prokurorinë e Shkodrës.
Megjithëse ajo nuk ka dashur të prenoncohet lidhur me thirrjen e saj, burimet thanë për Opinion.al se ajo është thirrur lidhur me disa procedime penale që janë regjistruar në prokurorinë e Shkodrës.
“Dyshohet për disa rimbursime të paligjshme të TVSH”, thanë burimet.
Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve është thirrur në cilësinë e personit që mund të tregojë rrethanat për hetimin.
Briseida Shehaj mbajti përreth 3 vite postin e lartë të drejtoreshës së Tatimeve. Dy muaj më parë u shkarkua nga Rama, duke e çuar zv.ministre të Ekonomisë. Por sëfundmi, rreth 10 ditë më parë, ajo dha dorëheqjen edhe si zv/ministre dhe aktualisht është e papunë. /Opinion.al