Pak orë më parë një 53 vjeçar nga Durrësi ka rënë nga dritarja e pavionit të Gastrologjisë, tek godina 6 katëshe e QSUT.
Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:35, ky pacienti me iniciale P.SH. është hedhur nga parvazi i ballkonit të katit të katërt.
Ky shtetas ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.