Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mësohen detaje/ Si kaloi kamioni me 8 ton drogë në Qafë-Thanë dhe Durrës

2017/03/26 at 4:41 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kapet 1 ton drogë në kufirin me Greqinë, shoferi braktis kamionin

Të tjera detaje mësohen për operacionin anti-drogë ku në pranga ranë edhe  4 efektivë të policisë në pikën e kalimit kufitar të Qafë –Thanës. Krahas arrestimit të 4 policëve prokuroria ka zgjeruar hetimet edhe ndaj disa biznesmenëve shqiptarë dhe maqedonas si dhe punonjës dogane në pikat e kalimit kufitar të Qafë Thanë dhe portit të Durrësit.

Burimet thonë se kalimi me lehtësi i 8 tonëve hashash në dy pikat e kontrollit kufitar shqiptar, është bërë në bashkëpunim dhe me dijeni edhe të personave të tjerë.

Sipas organit të akuzës, dyshohet se hashashi është dërguar nga Shqipëria në Maqedoni në rrugë të ndryshme, ku është paketuar në një nga magazinat e ngritura enkas për këtë punë shumë pranë kufirit me Shqipërinë.

Hashashi, është paketuar në qese disa kilogramshme së bashku me pluhur gipsi për të evituar edhe aromën e lëndës narkotike nga qentë antidrogë.

Më pas, kamioni është nisur për në Shqipëri, ku në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës 4 efektivët e policisë kanë bërë githçka fiktive. Ata kanë përpiluar dokumentet sikur kamioni ka hyrë në skaner, është bërë kontrolli fizik i ngarkesës, i dokumentave shoqëruese, është plumbosur dhe vulosur për transit në Shqipëri me destinacion italin.

Hetuesit, thonë se i çuditshëm është fakti pasi kamioni me shoferin maqedonas nuk rezulton i regjistruar në hyrje të territorit shqiptar por vetëm në dalje.

Sipas prokurorisë, edhe në portin e Durrësit mbrëmjen e 5 shkurtit të këtij viti kamioni i mbsuhur me 8 ton hashash nuk i është nënshtruar kontrollit, duke u imbarkuar  në target qetësisht.

Kamioni me shoferin maqedonas ka udhëtuar me linjën Durrës-Ankona dhe kishte destinacion final Belgjikën. Me të zbritur në Ankona, thonë burimet e prokurorisë, policia italiane ka dyshuar për ngarkesën e kamionit dhe i është vënë nga pas.

Shoferi, pasi ka konstatuar se po ndiqej nga policia, është ndaluar në një parking dhe ka tentuar të shkëpusë karrocierin e kamionit për t’u larguar kur ka ndërhyrë policia duke arrestuar shoferin.

Sipas prokurorisë, 4 punonjësit e policisë të arrestuar me vendim gjykate, Çlirim Pepa, Ervin Kodra, Lirim Halili dhe Syrja Terziu ishin me detyrë në pikën e kontrollit kufitar të Qafë thanës që kanë lejuar kalimin e 8 tonëve hashash.

Ata akuzohen për “trafik droge” në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Etiketa: doganadrogemaqedonishqiperi

Ju sugjerojmë

Projekti “Shkolla Verore 2025”/Rama: Eksperiencë për më shumë se 1000 fëmijë
Aktualitet

Projekti “Shkolla Verore 2025”/Rama: Eksperiencë për më shumë se 1000 fëmijë

13 Korrik, 2025 1:44 pm
Siguria detare/Bllokohen 36 mjete lundruese nga Ksamili në Koman, gjoba deri në…
Aktualitet

Siguria detare/Bllokohen 36 mjete lundruese nga Ksamili në Koman, gjoba deri në…

13 Korrik, 2025 1:33 pm
OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje
Aktualitet

OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje

13 Korrik, 2025 1:13 pm
Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth
Aktualitet

Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth

13 Korrik, 2025 12:56 pm
Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë

13 Korrik, 2025 12:49 pm
Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues
Aktualitet

Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues

13 Korrik, 2025 12:34 pm
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend: U raportuan 18 raste, mbeten aktive 2 vatra

13 Korrik, 2025 12:15 pm
Deputeti gjerman: Kosova ka nevojë për qeveri stabile
Rajoni

Deputeti gjerman: Kosova ka nevojë për qeveri stabile

13 Korrik, 2025 12:00 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

13 Korrik, 2025 11:39 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e tij për të përfituar para, 28-vjeçari…

13 Korrik, 2025 11:21 am
Para
E Tradhtonte rregullisht burrin, gruaja zbulohet si nuk ia priste mendja kurrë

E Tradhtonte rregullisht burrin, gruaja zbulohet si nuk ia priste mendja kurrë

Rama i frymëzuar për poezi erotike dhe batuta me të moshuarën

Rama i frymëzuar për poezi erotike dhe batuta me të moshuarën

20 vjeçari italian rrezikon jetën, shqiptarët e masakruan me shufra hekuri

20 vjeçari italian rrezikon jetën, shqiptarët e masakruan me shufra hekuri

TE FUNDIT

Projekti “Shkolla Verore 2025”/Rama: Eksperiencë për më shumë se 1000 fëmijë

Projekti “Shkolla Verore 2025”/Rama: Eksperiencë për më shumë se 1000 fëmijë
13 Korrik, 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë disa detaje lidhur me projektin “Shkolla Verore 2025”. Përmes një postimi në rrjete...

Lexo më shumë

Siguria detare/Bllokohen 36 mjete lundruese nga Ksamili në Koman, gjoba deri në…

Siguria detare/Bllokohen 36 mjete lundruese nga Ksamili në Koman, gjoba deri në…
13 Korrik, 2025

Në kuadër të kontrolleve për sigurinë në det, policia ka bllokuar 36 mjete lundruese nga Ksamili në Koman. Sipas uniformave...

Lexo më shumë

OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje

OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje
13 Korrik, 2025

Në kuadër të aksionit të ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare për të goditur paligjshmërinë në fushën e ndërtimit, Operatori i Shpërndarjes...

Lexo më shumë

Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth

Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth
13 Korrik, 2025

Ka vijuar edhe këtë të dielë aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Situata ditën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com