Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mësimi i gjuhëve të huaja, kërkesa të mëdha për gjermanishten

2018/10/28 at 10:02 AM
në Sociale
Kohë leximi: 9 min
A A
Mësimi i gjuhëve të huaja, kërkesa të mëdha për gjermanishten

Vetëm në kryeqytet numërohen mbi 150 qendra kursesh të gjuhëve të huaja apo të mësimdhënies së lëndëve specifike. Në Durrës numërohen me dhjetëra të tilla. Ky ekspansion i bizneseve të përçimit të dijes tregon për kërkesat në rritje të mësimit të veçuar nga institucionet arsimore. Vendin e parë në hierarki e mban mësimi i gjuhës gjermane. Trendi i saj mbështetet nga kërkesat për shkollim apo punësim në Gjermani.


Nga Deada Hyka

Jurgen Amedani, 24 vjeç, pasi përfundoi studimet universitare pranë Universitetit të Tiranës për Teknologji Informacioni, vendosi të vazhdonte studimet e ciklit të dytë në Gjermani. I pyetur nga “Monitor”, ai e arsyeton kështu vendimin për të ikur jashtë. “Gjithmonë kam pasur dëshirë për të studiuar jashtë vendit dhe mbi të gjitha, kam synuar të krijoj përvojë në një vend të huaj të zhvilluar. Gjermania është vendi që ofron disa nga universitetet më të mira dhe njëkohësisht më ekonomike në tarifa, krahasuar me shtete të tjera perëndimore”, – thotë Jurgeni.

Dëshira për të ndjekur një master në Informatikë Biznesi në Universitetin e Manheimit, sipas Jugenit, nisi me një kurs gjermanishteje që ndoqi në Tiranë. Janë të shumtë të rinjtë shqiptarë që duan të marrin një edukim universitar jashtë Shqipërisë, ashtu sikurse edhe dëshirat për punësim jashtë kanë qenë në rritje. Universitet italiane janë destinacioni kryesor për studime dhe këtë e tregon fakti se përbëjnë një nga komunitetet më të mëdha të studentëve të huaj në Itali. Afërsia gjeografike dhe lehtësia e gjuhës italiane mendohet të jenë dy nga faktorët kryesorë për këtë zgjidhje.

Ndonëse jo sa në Itali, një numër i konsiderueshëm të rinjsh shqiptarë kanë zgjedhur auditorët e universiteteve gjermane. Por, jo vetëm për studim. Gjermania është shndërruar në vendin më atraktiv për të rinjtë apo dhe grupmosha të tjera edhe për të punuar. Gjermania është një vend i hapur si destinacion emigrimi. Ka interes për migrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, studentëve dhe shkencëtarëve nga e gjithë bota.

Pse gjermanisht?

Gjermania për arsye të cilësisë së formimit arsimor dhe tarifave relativisht të ulëta të studimit në krahasim me vendet e tjera perëndimore, mbetet tërheqëse për të rinjtë shqiptarë si një vend, ku mund të kryejnë studimet. Për grupe të ndryshme profesionesh si p.sh. mjekë, infermierë, inxhinierë, informaticienë etj., Gjermania ofron mundësi joshëse punësimi. Në këtë drejtim kërkohen si kusht njohuritë e gjuhës gjermane.

Sipas drejtueses së Qendrës Goethe në Tiranë, këto dy arsye të ndryshme kanë nxitur rritjen e kërkesave për të mësuar gjuhën gjermane. Trendi, sipas saj, tregon për një rritje 30% çdo vit.

“Numri i kurseve të gjermanishtes në Qendrën Goethe në Tiranë gjatë dy viteve të fundit 2017-2018 është rritur mbi 30%. Çdo vit kjo qendër numëron rreth 370 grupe me një rreth mesatarisht nxënësish, që mësojnë gjermanishten. Një pjesë e konsiderueshme janë nga mosha 12 deri në 15 vjeç”, – thotë znj. Alketa Kuka.

Një arsye tjetër pse zgjidhet gjuha gjermane vitet e fundit? Një student duhet të ketë aftësi të mira të gjuhës gjermane për të studiuar në një universitet në Gjermani. Aplikuesit e huaj, në rastin konkret shqiptarët, duhet t’i nënshtrohen një testi të gjuhës para se të mund të regjistrohen në një program shkollor. Testet më të pranuara gjerësisht janë TestDaF dhe DSH. Testi TestDaF mund të bëhet edhe në vendet nga vijnë studentët të cilin e organizojnë institutet e licencuara gjermane, ndërsa testi DSH vetëm në Gjermani nga institucionet e universiteteve përkatëse.

“Të gjitha certifikatat e lëshuara nga Instituti Goethe janë të pranuara në të gjitha universitetet gjermane. Këto teste bëhen vetëm sa për t’u njohur me gjërat elementare të gjuhës gjermane. Rreth përgatitjes së gjuhës për studime të rregullta, ju jepet kohë deri në dy vite për të arritur shkallën e duhur”,- thotë znj. Kuka.

Gjuha gjermane si profesion

Departamenti i Gjuhës Gjermane, pranë Universitetit të Tiranës ofron disa të dhëna. Në ciklin e parë të studimeve bachelor, kuota përfshin 490 studentë për gjuhën gjermane. Në ciklin e dytë të studimeve master përfshin mbi 60 të tillë. Mihallaq Zileshiu thotë se numri i studentëve që zgjedhin këtë degë studimi është në rritje. Ai është profesor i gjuhës gjermane prej më shumë se dy dekadash pranë Dept. të Gjermanishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.

Tendenca ndër vite, sipas profesorëve në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ka qenë drejt anglishtes dhe italishtes. “Kuotat u shtuan para tre viteve, duke marrë në konsideratë kërkesat në rritje të aplikimeve për gjuhë gjermane. Është e thjeshtë, gjuha gjermane bëhet më shumë në shkolla të mesme, qoftë publike apo private; qendrat e gjuhës janë përhapur me shpejtësi, apo të rinjtë synojnë të punojnë edhe në Gjermani. Të gjitha këto arsye e kanë shndërruar gjuhën gjermane në zgjedhje të mirë si profesion”, – thotë prof. Zileshiu.

Thirrjet për punësim nxisin kurset private

Alisa D. është mësuese e gjuhës gjermane prej 7 vitesh në Tiranë, në një qendër private kursesh. Sipas saj, në 7 vite shihet një rritje e ndjeshme e interesit për gjuhën gjermane dhe për të gjitha shtetet gjermanofolëse. “Para shumë vitesh, tendenca më e dukshme ka qenë ajo e njerëzve që për bashkime familjar kërkonin të mësonin gjuhën gjermane fillimisht në Shqipëri. Ose edhe e të rinjve për studime në këto shtete. Ndërsa në 4 vitet e fundit, vihet re se kërkesat për të marrë mësime gjuhe është rritur shumë. Kjo përkon me thirrjen publike të shtetit gjerman për nevojën shtetërore për inxhinierë, mjekë, infermierë etj.”,- thotë Alisa. Sipas saj, edhe çmimet kanë shënuar rritje të ndjeshme vitet e fundit.

“Grupmosha që kryeson për ndjekjen e kurseve është 25-40 vjeç, pra të rinjtë për studime, ose familjarët për bashkime familjare. Por nuk përjashtohen edhe mosha më të vogla”, – pohon Alisa. Sa u përket niveleve të gjuhës që ndjekin shqiptarët, ajo thotë se kryesisht ata që duan të vijojnë studime pasuniversitare në një shtet gjermanishtfolës ndjekin të gjithë nivelet. Pjesa tjetër kryejnë vetëm një nivel që është i mjaftueshëm për dokumentacionet e nevojshme.

Work and Study

Gjithnjë e më shumë të rinj duan të studiojnë, si dhe të punojnë jashtë. Një pjesë e mirë e tyre zgjedhin Gjermaninë, sepse është një ndër ekonomitë më dinamike dhe operon në tregun ndërkombëtar, gjë e cila mundëson një rrjet të pasur punësimi për të huajt. Sipas Ermal Jaurit, administratori i “Europa Agency”, numri i studentëve shqiptarë që kanë kërkuar të studiojnë në Gjermani ka shënuar rritje në tre vitet e fundit. Po në të njëjtin trend, edhe kërkesat për punësim jashtë. Z. Jauri pohon për “Monitor” se vitet e fundit ka pasur interes të lartë për studime në Gjermani, ose edhe për punësim. Një tjetër program i kërkuar është ai ‘Work and Study’ dhe Gjermania zgjidhet për shkak se pagesat e universiteteve nuk janë aq të kripura sa në universitete të tjera në Europën Perëndimore ose SHBA.

Sipas z. Jauri, vetë Gjermania ka ofruar vitet e fundit vende pune të shumta, sidomos në fushën e mjekësisë dhe infermierisë. Të shumtë kanë qenë të rinjtë që janë joshur të largohen. Kjo prej pagesave më të mira, akomodimit falas dhe të tjera përfitime. Fushat që kërkohen më tepër nga të rinjtë janë në mjekësi, inxhinieri dhe shkenca kompjuterike.

Info-Tag – Dita e informacionit rreth studimit, bursave dhe praktikave

Dëshironi të studioni në Gjermani ose Austri? Apo të ndiqni një kurs të gjuhës gjermane në Tiranë? Me këto dy pyetje e nis hapjen aktiviteti i organizuar nga Ambasada Gjermane dhe GIZ më datë 5 tetor. Përfaqësues të institucioneve të ndryshme japin informacione rreth studimit, kërkimit shkencor, bursave, praktikave dhe mundësive të punës në Gjermani dhe Austri, si dhe informacione rreth kurseve të gjuhës gjermane, për të rinj dhe të rritur, si dhe për mundësitë e shkollimit në gjuhën gjermane në Tiranë. Duke marrë në konsideratë kërkesat e larta, sidomos të të rinjve, për të studiuar apo për të jetuar në Gjermani, fillimisht ky aktivitet, si pjesë edhe e Tetorit Gjerman, jep informacione për programet e studimit bachelor apo master në Gjermani.

Njëkohësisht, jepen informacione rreth kurseve të gjermanishtes pranë qendrës Goethe, sipas drejtuesve të të cilit kërkesat kanë qenë në rritje vitet e fundit. Një tjetër tematikë që ka pasur interes janë bursat e praktikës pranë Parlamentit Europian, si dhe programet e migrimit për zhvillim. Ky program, analizon migrantët tashmë të vendosur dhe migrantët e rinj nga të dyja vendet, të organizuar në shoqata gjermano-shqipfolëse, t’i njohë ata më mirë, t’i kuptojë nevojat e tyre dhe t’i hulumtojë mundësitë për integrimin e tyre.

Kërkesa për punë dhe procedura të thjeshtuara

Një ndër faktorët që nxisin një pjesë të madhe të të rinjve por jo vetëm që të punojnë në Gjermani, është edhe lehtësimi i procedurave e dokumentacioneve nga Ministria e Jashtme Gjermane. Duke nisur nga shkurti i këtij viti, vetëm 14 ditë zgjat i gjithë procesi, i cili para viteve 2016 ishte një kalvar i tërë aplikimesh. Sipas udhëzimit, kandidati duhet të paraqesë në Ambasadën e Gjermanisë të gjitha dokumentet e nevojshme, duke përfshirë edhe vërtetimin nga punëdhënësi. Pasi të jenë dorëzuar dokumentet në konsullatë, kontrollohen nga autoritetet përkatëse në Gjermani, e nëse kushtet plotësohen, atëherë jepet edhe viza.

Një prej verifikimeve të bëra është nëse ka ndonjë shtetas gjerman ose europian me të njëjtin kualifikim që ka aplikuar për të njëjtin vend pune. Për këtë arsye dokumentet u dërgohen edhe zyrave të punës. Verifikimi, normalisht nuk zgjat më shumë se 14 ditë. Nëse ka vonesa, atëherë kjo lidhet me rrethanat individuale të aplikuesit. Kushtet që duhen plotësuar për marrjen e vizës së punës kanë mbetur të njëjtat. Punësimi në ndërtim ose gastronomi nuk kërkon as njohuri gjuhe e as njohuri profesionale. Vetëm për infermierët ose kujdestarët mjekësorë, kërkohen njohuri gjuhe dhe dëshmi licencimi, ose diploma të shkollës profesionale.

Statistika, ku studiojnë shqiptarët jashtë

Numri i studentëve shqiptarë që zgjedhin të studiojnë jashtë përllogaritet të jetë mbi 24 mijë. Kjo sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të UNESCO-s për vitin e shkuar. Shteti me numrin më të lartë të studentëve shqiptarë edhe për këtë vit mbetet Italia, me rreth 11,460 studentë. Destinacioni i dytë me numrin më të lartë të studentëve shqiptarë është Greqia me 7,339 studentë.

Sipas të dhënave, ndonëse janë destinacionet me numrin më të lartë të studentëve shqiptarë, kanë pasur tendencë rënëse të numrit të tyre me një vit më parë. Ndërsa, Gjermania është destinacioni kryesor në vendet e Europës Perëndimore, si dhe njëkohësisht, me rritjen më të lartë të numrit të studentëve shqiptarë. Vitin e shkuar, numri i tyre arriti 559 studentë, ndjekur nga Franca me 434 studentë, Austria me 285 studentë, Mbretëria e Bashkuar me 247 studentë dhe Zvicra me 95 studentë.

Sa kushton shkolla dhe jetesa në Gjermani

Gjermania zë vendin e tretë në botë për sa u përket studentëve që vijnë nga vendet e ndryshme të botës. Me 190 000 studentë të huaj në vit, kjo shifër është në rritje. Edhe shumë studentëve shqiptarë u janë hapur dyert në Universitetet më të njohura gjermane. Ata janë kryesisht të orientuar në qytetet kryesore, Berlin, Hamburg, Mynih, Shtutgart, Dyseldorf etj.

Informacione nga Ambasada Gjermane të orientojnë për koston e studimeve dhe jetesës atje. Sipas tyre, pagesa e një programi studimi, varet nga vendi dhe universiteti. Secili land mund të vendosë vetë për këtë. Në vendet si Bayern, Hamburg, Niedersachsen dhe Nordrhein-Westfalen, ende aplikohen taksat për student. Kjo vlen për shumicën e studentëve dhe është në shumën e përafërt 500 euro për semestër.

Të gjitha landet e tjera nuk parashohin taksa për student apo në ndonjë rast vetëm pas zgjatjeve të studimeve apo për studim dytësor. Ata që janë të interesuar për një studim privat në shkolla të larta profesionale, do të duhej të llogarisin taksa shumë më të larta. Ky është nga shkaku që shkollat e larta profesionale financohen vetëm nga taksat e studentëve dhe për këtë, edhe janë më të larta. Krahas taksave për student në Gjermani është edhe pagesa për semestër.

Kjo përcaktohet nga secili student dhe mbulon shpenzimet administrative, si dhe financimi i mensës, ambienteve sportive dhe banimin. Sa i përket jetesës, ekspertët dhe përvoja e atyre që jetojnë atje, kanë treguar se 6’500 euro në vit janë të mjaftueshme për një jetë modeste të një studenti. Pra, nga çdo aplikues për një vizë studimi, Ambasada Gjermane kërkon garancinë që ai ose ajo është në gjendje të mbajë veten, minimumi është 6500 euro, si dhe vlefshmërinë e diplomave./Monitor.al



Ju sugjerojmë

“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill
Kryesore

“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill

10 Maj, 2025 11:36 am
Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport
Sociale

Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport

7 Maj, 2025 10:41 am
Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan
Sociale

Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan

5 Maj, 2025 8:43 am
“Të ka skaduar patenta?”/ Si mund ta rinovojnë emigrantët, dokumentet që paraqiten
Kryesore

“Të ka skaduar patenta?”/ Si mund ta rinovojnë emigrantët, dokumentet që paraqiten

2 Maj, 2025 10:24 am
Male “pa kufij”: Shebeniku dhe Jabllanica
Sociale

Male “pa kufij”: Shebeniku dhe Jabllanica

2 Maj, 2025 9:16 am
Nafta në bujqësi, lehtësohen procedurat. Fermerët paraqesin më pak dokumente
Kryesore

Nafta në bujqësi, lehtësohen procedurat. Fermerët paraqesin më pak dokumente

30 Prill, 2025 1:40 pm
39 vite pas shpërthimit në Çernobil/ Fizikanti: Në Shqipëri janë gjetur gjurmë…
Sociale

39 vite pas shpërthimit në Çernobil/ Fizikanti: Në Shqipëri janë gjetur gjurmë…

30 Prill, 2025 11:13 am
Paga minimale në 2025-ën u rrit në të gjithë Rajonin, përveç Shqipërisë
Kryesore

Paga minimale në 2025-ën u rrit në të gjithë Rajonin, përveç Shqipërisë

29 Prill, 2025 8:26 am
“Në Altar”shfaqja teatrale për shëndetin mendor/Gjonçi:Rrëfehet përpëlitja njerëzore
Kryesore

“Në Altar”shfaqja teatrale për shëndetin mendor/Gjonçi:Rrëfehet përpëlitja njerëzore

28 Prill, 2025 10:10 am
Ligji për ndalimin e duhanit në ambjente të mbyllura mbetet në letër
Sociale

Ligji për ndalimin e duhanit në ambjente të mbyllura mbetet në letër

26 Prill, 2025 5:25 pm
Para
Olti Curri thumbon Luana Vjollcën , ja çfarë vendi pune sugjeron për të

Olti Curri thumbon Luana Vjollcën , ja çfarë vendi pune sugjeron për të

“Safari Park” në Fier, sot sekuestrohen 13 kafshët

"Safari Park" në Fier, sot sekuestrohen 13 kafshët

Tentoi të vidhte lokalin, 25-vjeçari bën hajdutin për spital

Tentoi të vidhte lokalin, 25-vjeçari bën hajdutin për spital
















TE FUNDIT

Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Dibrës, ja si ndahen mandatet

Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Dibrës,  ja si ndahen mandatet
13 Maj, 2025

Përfundon procesi i numërimit edhe në qarkun e Dibrës ku Partia Socialiste kryeson me 32 146 vota ose 56.19% të...

Lexo më shumë

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën
13 Maj, 2025

Më 16 maj, udhëheqës nga e mbarë Evropa do të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, për samitin...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS
13 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit në të 10 KZAZ e qarkut të Elbasanit, ku kryeson Partia Socialiste. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
13 Maj, 2025

Mbrëmjen e kësaj të marte nis edicioni i 69 i festivalit evropian të muzikës “Eurovision 2025”. Shkodra Elektronike do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com