Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mësimet kryesore që duhet të nxjerrë njerëzimi nga lufta kundër Covid-19

2020/05/03 at 8:14 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mësimet kryesore që duhet të nxjerrë njerëzimi nga lufta kundër Covid-19

Njerëzit vazhdojnë të thonë: gjithçka ka ndryshuar. Ashtu siç ishte e paimagjinueshme që gjërat mund të ktheheshin në normalitet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, ashtu na duket dhe situata aktuale e izolimit.

Këto muaj të çuditshëm, mund të jenë të parat e një epoke ndërgjegjësimi për kërcënimin që paraqesin pandemitë.

Është shumë shpejt të thuhet se si do të duket e ardhmja. Epidemiologët do të studiojnë pesë muajt e fundit të dekadës, ndërsa historianët edhe më gjatë. Por tashmë ne mund të shohim formimin e kontureve të përafërta. Ne po mësojmë se çfarë funksionon kundër Covid-19.

Duhet të reagojmë më shpejt

Një studim i realizuar në mars nënvizoi rëndësinë e të vepruarit shpejt. Sikur Kina të kishte kryer më shumë testime dhe t’i kishte ndërmarrë masat e tjera një javë më herët, do të kishte zvogëluar me 66% rastet në Kinë, argumentuan studiuesit. Po të kishim vepruar tre javë më herët, do të kishte reduktuar rastet me 95% në gjithë botën.

Ne e dimë se çfarë funksionon për ta izoluar virusin…

U bënë muaj me këtë epidemi, dhe informacionet themelore rreth koronavirusit janë ende të paqarta. Sa infektues është? Sa vdekjeprurës? Drejtuesit po i marrin vendime për jetë a vdekje, bazuar në supozimet më të mira. “Ne jemi duke e fluturuar aeroplanin, teksa jemi duke e ndërtuar”, thotë Ashley Arabasadi, këshilltar politik në Institutin e Shkencave të Menaxhimit të Shëndetit me qendër në SHBA.

Pjesa më e vështirë është zbatimi i masave

Përhapja e koronavirusit e ka bërë të qartë se është një problem universal: madje edhe vendet që dinë se çfarë funksionon, dhe kanë aftësinë për të vepruar, sërish hezitojnë.

Disa vende me tradita të forta liberale, siç është Britania, filluan të kundërshtojnë frenimin e të drejtave civile në mënyrë drastike. Grupet e industrisë italiane raportohet të kenë rezistuar fuqimisht ndaj idesë së mbylljes së Lombardisë, një nga motorët e ekonomisë së vendit.

Vendeve në zhvillim si Pakistani u është dashur të ekuilibrojnë ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes, me pasojat katastrofike të mbylljes së fermave dhe vendeve të ndërtimit, ku punojnë më të varfërit.

Liritë civile po përballen me provën më të madhe të gjeneratës

Sipas një studimi, më shumë se 40 vende kanë implementuar një formë mbikëqyrjeje ose censure në emër të luftimit të koronavirusit. Këto mjete kanë krijuar një botë që mund të dukej diktatoriale disa muaj më parë.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut pranojnë se po jetojmë në një situatë emergjente, por shqetësohen se qeveritë do ta përdorin frikën e shpërthimeve të viruseve në të ardhmen, për të justifikuar mbajtjen në fuqi të shumë prej këtyre mjeteve – pavarësisht nëse ato ndihmojnë apo jo.

“Ne po përballemi me një sfidë të jashtëzakonshme,” thotë Akshaya Kumar, drejtori i avokimit të krizave në Human Rights Watch.

“Disa nga këto masa janë thjesht marrje pushteti pa një klauzolë të qartë dhe nuk duket sikur ata vërtet duan të luftojnë virusin”.

“Mundësia për abuzim është e lartë,” paralajmëroi OKB në një raport javën e kaluar. “Ajo që justifikohet gjatë një emergjence, mund të trajtohet si normale pasi të ketë kaluar kriza.” / Times – Bota.al

Ju sugjerojmë

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Para
Dhunoi policin, arrestohet 55-vjeçari në Bulqizë

Tritol makinës së shoferit të linjës Delvinë-Athinë

Boris Johnson: Doktorët përgatitën njoftimin e vdekjes time

Boris Johnson: Doktorët përgatitën njoftimin e vdekjes time

Londër, nisin protestat kundër masave të izolimit: Trupi im, zgjedhja ime

Londër, nisin protestat kundër masave të izolimit: Trupi im, zgjedhja ime

TE FUNDIT

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
7 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton...

Lexo më shumë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com