Sot në mesditë është mbajtur në kryeqytet mbledhja e Kuvendit Kombëtar e PDIU, në këtë kuvend janë zgjedhur edhe nënkryetaret dhe sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie.
Në fjalën e tij kreu i PDIU, Shpetim Idrizi shprehi pakënaqësi ndaj kësaj strukturës së qeverisjes së këtij vendi dhe tha se është e vetmja force që ka në thelb çështjen kombëtare dhe kjo jo si interes elektoral.
Pas përfundimit për zgjedhjen e forumit të ri të PDIU, Sekretare e Përgjithshme e PDIU u zgjodh deputetja Mesila Doda dhe nënkryetarë, Halil Hyseni Abaz Hado.
Ndërkohë që Sekretar organizativ u zgjodh Alfred Deshati dhe sekretar i çështjeve zgjedhore Erion Manohasa. Ndërsa Alda Hasani u zgjodh sekretare për organizatat partnere.