Ish-deputetja demokrate, Mesila Doda ka kujtuar me një poezi të ndjerin Sokol Olldashi.
Doda i kushton një poezi nën titullin “TEATRI I HIJEVE”, Sokol Olldashi (in memoriam).
TEATRI I HIJEVE
Sokol Olldashi (in memoriam)
Rolet u ndanë keq në Skenën e Madhe
Që në fillim.
Më pas
Gjithçka kish marrë fund
E s’mund të çbëhej.
Regjisori
Këtë e kuptoi i fundit
Ndaj kur sipari u ngrit
Iku
Duke thënë se do të kthehej
Pas Shfaqjes.