Mesila Doda edhe pse është pozicionuar me mazhorancën, pasi prej disa muajsh pasi aderon në PDIU, nuk i ka kursyer kritikat ndaj Qeverisë. Ajo del hapur në mbështetje të studentëve kur shkruan:
“Maturantët dhe prindërit e tyre kanë gjithë të drejtën, më falni detyrimin, të thyejnë gjithë portat e shtetit shqiptar dhe jo të durojnë përgjigjet cinike të arrogantëve të ngrefosur. Nuk di çdo bëja po të isha prind i një fëmijë që ka derdhur djersë dhe sot gjendet i pashpresë, por di që vetëm ata mund ta zgjidhin këtë lëmsh injorance e ligësie bashkë. Rrini para ministrisë, para Parlamentit, para Kryeministrisë derisa të merrni studimet që meritoni dhe mos u dorëzoni. Secili parlamentar duhet të shprehet pa dallim përkatësie politike, se më së pari janë prindër dhe nuk mund të mbyllin sytë para kësaj padrejtësie që dërrmon realisht e shpirtërisht një brez të tërë të rinjsh”.