Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesi kërkon bashkëpunim me universitetet: Të tërheqim më të mirët

2018/11/09 at 5:44 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mesi kërkon bashkëpunim me universitetet: Të tërheqim më të mirët

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi zhvilloi sot takim me akademikë të fushave të ndryshme, në një bashkëbisedim të hapur me temë: “Tërheqja e më të mirëve në administratën publike”.


Duke nënvizuar reformën në administratën publike si një nga prioritetet kyçe të Shqipërisë në rrugëtimin evropian, dialogimi dhe bashkëbisedimi me përfaqësuesit e botës akademike në lidhje me këtë reformë, është sipas Mesit gjithmonë i mirëpritur dhe vlerë e shtuar për ta çuar gjithnjë e më përpara këtë proces të rëndësishëm, i cili ngelet një angazhim madhor i ndërmarrë nga qeveria shqiptare ndaj qytetarëve. “Natyrisht që procesi është kompleks dhe shumë sfidues. Ndaj, gjithë-përfshirja e aktorëve është për mua me rëndësi për të thelluar këtë reformë që kemi nisur”, shtoi ajo.

Gjatë takimit, Znj. Mesi njohu të pranishmit me disa nga arritjet konkrete të reformës dhe drejtimet kryesore ku është përqendruar puna për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, ndërsa u shpreh se reformimi i administratës ka nevojë për bashkëpunimin me universitetin dhe fushën akademike.

“Po punojmë në disa drejtime sikurse janë: përmirësimi i aksesit, transparencës dhe cilësisë së shërbimeve publike përmes ofrimit të shërbimeve të integruara dhe online.  Kemi ulur ndjeshëm barrën administrative për bizneset dhe qytetarët përmes procesit të derregullimit apo ndryshe thjeshtimit dhe lehtësimit të procedurave në marrjen e lejeve, liçencave, autorizimeve apo shërbimeve nga shteti. Gjithashtu, po punojmë për zhvillimin e stafit në administratën publike, përmirësimin e sistemit të rekrutimit e promovimit, rivitalizimin e stafit përmes trajnimeve etj.”, u shpreh  Mesi.

I gjithë ky proces, sipas Zëvendëskryeministres, ka një objektiv themelor: transformimin rrënjësor të kulturës së punës në administratën publike.

Teksa shprehu besimin se bashkëpunimi me universitetet, qendrat kërkimore, pedagogët e studentët do të sjellë rezultate konkrete për reformimin e administratës, Mesi theksoi rëndësinë e akademisë në përgatitjen e të rinjve të talentuar për administratën publike.

“Unë e shoh universitetin jo vetëm si qendra e prodhimit të dijes dhe e përgatitjes së brezave të rinj, por si një aktor zhvillimor që i përgjigjet nevojave që ka tregu i punës, biznesi, politikë-bërja, komuniteti e zhvillimi në tërësi i vendit.

Kështu ne kemi nevojë për talentin, për brezin e ri që ju përgatisni nëpër auditore si profesionistët e rinj, të zotë, të motivuar dhe me integritet për t’u bërë pjesë e administratës publike. Përmes angazhimit të të rinjve, ndërtimit të kulturës së punës tek ta të bazuar tek shërbimi ndaj qytetarëve, transparenca e integriteti, ne shpresojmë ndryshimin radikal të sistemit të vlerave që kanë mbizotëruar deri tani në administratë”, theksoi Zëvendëskryeministrja Mesi.

Etiketa: akademiketreforma administrata publikeuniversitetet


Ju sugjerojmë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
Kronikë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

28 Tetor, 2025 9:29 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Tjetër vrasje me thikë, humb jetën 42-vjeçari në Berat

28 Tetor, 2025 4:56 pm
Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte
Kronikë

Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte

28 Tetor, 2025 4:38 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, vritet me thikë një person

28 Tetor, 2025 4:13 pm
Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…
Kryesore

Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…

28 Tetor, 2025 4:00 pm
Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma
Kryesore

Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma

28 Tetor, 2025 2:54 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Vrasje me thikë në Durrës

28 Tetor, 2025 2:51 pm
Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç
Kronikë

Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç

28 Tetor, 2025 12:53 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Shpërthim tritoli në një makinë në Shkodër, plagoset një person

28 Tetor, 2025 12:16 pm
Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik
Aktualitet

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik

28 Tetor, 2025 11:07 am
Para
Mosdekretimi i Lleshit/ Meta: Amatorë e diletantë, lexoni Kushtetutën

Presidenti Meta dekreton ndryshimet në ligjin për Lojërat e Fatit

Eshtë mbi 50-vjeç, por Pamela Anderson shfaqet nudo

Eshtë mbi 50-vjeç, por Pamela Anderson shfaqet nudo

Prokurorja e dosjes Gashi-Gina, lidhje biznesi me Mark Frrokun e njerëz të Tahirit

Prokurorët Gashi-Gina fitojnë gjyqin për t’u rikthyer në detyrë
















TE FUNDIT

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
28 Tetor, 2025

Rreth 6 orë pas vrasjes së një 42-vjeçari në Kalanë e Beratit, policia lokale ka vënë në pranga autorin e...

Lexo më shumë

Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë

Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë
28 Tetor, 2025

Hungaria po kërkon të bashkojë forcat me Çekinë dhe Sllovakinë për të formuar një aleancë skeptike ndaj Ukrainës në BE....

Lexo më shumë

Netanjahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza

Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
28 Tetor, 2025

Benjamin Netanjahu u ka urdhëruar forcat izraelite të nisin sulme të menjëhershme dhe të fuqishme në Rripin e Gazës, duke...

Lexo më shumë

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat
28 Tetor, 2025

Mospagesa për një foto me kalin u bë shkak i vrasjes së ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë kalasë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com