Sociale

Meshkujt vdesin më shumë se femrat/ ISHP:Shkak duhanpirja, alkooli dhe mbipesha



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:21 - 06/06/22 |
Opi Nion

Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri u regjistruan afro 31 mijë vdekje ku 55 % e tyre janë meshkuj. Sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, janë disa arsye se përse sëmundjet e zemrës, mushkërisë dhe tumoret prekin më shumë meshkujt sesa femrat në popullatën shqiptare.

“Nga sëmundjet jo të transmetueshme vdesin më shumë meshkujt sesa femrat jo vetëm në vendin tonë por edhe në vendet e zhvilluara. Dhe kjo jo vetëm për faktorët gjenetike por edhe të faktorëve të rrezikut të lidhura me sëmundjet jo të transmetueshme siç janë duhapirja, konsumi i dëmshëm i alkoolit apo mbipesha. Apo obeziteti dhe në vendin tonë prevalencën më të lartë të këtyre faktorëve të rrezikut e zënë meshkujt krahasuar me femrat”, thotë specialistja e ISHP Dorina Çanaku.

Referuar të dhënave të INSTAT në 97.3 % të të vdekjeve gjithsej shkaku kryesor janë ato natyrale ku përfshihen sëmundjet, e ndjekur nga aksidentet dhe vrasjet.

“Jo vetëm tek ne por edhe në vendet e zhvilluara sëmundjet jo të transmetueshme përbëjnë edhe shkaqet kryesore të vdekshmërisë dhe në vendin tonë kjo i atribuohet rritjes se jetëgjatësiaë dhe plakjes së pashmngshme të popullatës. Përqindjen më të lartë e zenë e vdekjet nga sëmundjet kronike të zemrës, aksidentet cerebovaskulare dhe ato ishemike të zemrës. Vdekjet nga mushkëritë peshën kryesore e zënë ato nga Covid-19. Tek tumoret janë malinje të aparatit tretës”.

Nga rreth 31 mijë vdekjet në popullatën shqiptare në vitin 2021, 16 mijë e tyre janë për shkak të sëmundjeve kronike të aparatit të qarkullimit të gjakut, 3600 nga sëmundje të aparatit të frymëmarjes dhe 3.400 nga tumoret./Tv Klan

Pas