Në Katedralen e Shën Palit u mbajt “Mesha e Drites” në nder të Papa Françeskut, meshë që u mbajt njëkohësisht në të gjitha katedralet katolike të Shqipërisë.
Besimtarët të shumtë iu janë bashkuan thirrjes së Imzot Arjan Dodajt në këtë meshë shprese për Atin e Shenjtë.
Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës iu drejtua besimtarëve me disa shprehje dhe pjesë nga biseda të bëra më parë me Papa Françeskun.
Edhe në kryeqendrën e veriut, në Shkodër, u mbajt mesha e lutjes për shpirtin e Papa Franceskut të ndarë nga jeta një ditë pas festës së Pashkës, ditës së ringjalljes së Krishtit.
Në këto momente trishtimi për mbarë katolikët kudo në botë, nuk mungoi edhe një mesazh ngushëllimi nga Kardinali Shqiptar, Dom Ernest Troshani.
Dom Ernest Troshani nënvizoi se Papa Françesku ishte i qartë në qëllimin e tij për të larguar të keqen, djallin dhe mëkatin dhe për të forcuar frymën e shpresës dhe mirësisë.
Klan News