Sigurisht që ishte një lapsus i korrigjuar me shpejtësi, por për pak minuta, mesfushori i Mançester Junajtid, Henrikh Mkhitarian, u bë futbollist i përfaqësueses shqiptare të futbollit nga e përditshmja britanike “Daily Mail”.
Në artikullin e saj kushtuar Armenisë dhe suksesit 3-2 ndaj Malit të Zi një natë më parë, e përditshmja britanike ka ngatërruar paksa gjërat.
“Shqipëria e Mkhitarian përmbys disavantazhin 2-0 për të fituar”, ishte titulli i artikullit që qëndroi për disa minuta në faqe, para se të korrigjohej dhe në vend të Shqipërisë të shkruhej Armeni. /Panoramasport/