Të shokuar mbetën një pjesë e shqiptarëve gjatë natës së djeshme, kur ndodhën shpërthimet në aeroportin e Stambollit.
Një delegacion shqiptar, me në krye kryeministrin Edi Rama ishte nisur drejt Turqisë, për një vizitë zyrtare të planifikuar. Por fatmirësisht Rama me të tijët ishte në avion, momentin kur ndodhën shpërthimet.
Të çliruar pas njoftimit që Rama bëri për të gjithë, pak e dinin se në aeroport ndodheshin 2 shqiptarë që fatmirësisht shpëtuan paq.
Geta Mulliqi është njëra prej tyre, e cila ishte nisur për të vizituar një nga qytetet më të bukur të botës. Ajo ka shkrepur këtë foto pikërisht në aeroport.
‘’Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për qytetin më të gjallë e më divers, në rrugën e bukur drejt aeroportit. Për njerëzit që jetojnë këtu, fluturojnë prej këtu dhe vijnë këtu. Premtoj që do ta vizitoj sërish dhe do ta bëj. Mendjet djallëzore nuk më trembin. Lutu për Stambollin, lutu për botën!’’, thotë Mulliqi.