Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesazhi i Presidentit: Të mobilizojmë fuqitë për të kaluar sfidat që kemi përpara

2021/12/31 at 6:41 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mesazhi i Presidentit: Të mobilizojmë fuqitë për të kaluar sfidat që kemi përpara

Presidenti Meta iu është drejtuar me një mesazh qytetarëve shqiptarë me rastin e ndërrimit të viteve.

Ndër të tjera Meta ka uruar që viti që do të vijë ta gjeje Shqipërinë më demokratike dhe pjesë të Bashkimi Europian. “Prandaj të gjithë së bashku, të mobilizojmë fuqitë dhe energjitë më pozitive të kombit tonë, por edhe mendjet më të ndritura për të tejkaluar sfidat e mëdha që kemi përpara”, shprehet ndër të tjera Presidenti.

 Mesazhi i plotë i Presidentit Meta

“Të dashur qytetarë,

Motra dhe vëllezër,

Të dashur bashkëkombas kudo ndodheni!

Dua t’ju përcjell urimet më të përzemërta, për një Vit të Ri, që do ta shohë Shqipërinë më demokratike dhe më të drejtë, më të bashkuar e më të fortë, por edhe shqiptarët më të shëndetshëm dhe më të begatë!

Prandaj të gjithë së bashku, të mobilizojmë fuqitë dhe energjitë më pozitive të kombit tonë, por edhe mendjet më të ndritura për të tejkaluar sfidat e mëdha që kemi përpara! Të mos i dorëzohemi indiferencës, përjashtimit dhe zemërimit!  Të mos lejojmë që e vërteta të përmbytet nga gjepurat, pasiviteti dhe nënshtrimi!

Me shpresë, besim, punë, këmbëngulje, përfshirje dhe dashuri ne mund të arrijmë gjithçka.

Në maj të vitit 1992, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që niste një marrëdhënie të re kontraktuale me Bashkimin Europian.  Ndaj uroj që 30 vite më pas, më në fund të shënojmë një hap të ri në procesin tonë të vonuar të anëtarësimit drejt Bashkimi Europian, përmes një përfshirjeje dhe aktivizmi më të madh qytetar për realizimin e kësaj aspirate strategjike.

Të mbrojmë vlerat tona kombëtare, të respektojmë liritë, të drejtat dhe dinjitetin njerëzor, t’u përkushtohemi të rinjve tanë për t’u ofruar atyre çdo mundësi që ta  ndërtojnë të ardhmen europiane këtu, në Atdheun e tyre!

Shqipëria europiane që duam të gjithë, stoliset edhe më shumë, kur bukuritë e saj natyrore pasurohen me bukuritë e punës dhe vitalitetit të popullit tonë e në radhë të parë, të të rinjve tanë.

Me këtë mesazh, dua t’ju bashkohem të dashur bashkëkombas, kudo ndodheni, pranë vatrave dhe familjeve tuaja, duke ju uruar nga zemra shëndet, mbarësi, paqe, lumturi, dhe begati!

GËZUAR VITIN E RI 2022!”

Etiketa: metaURIMI

Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

7 Shkurt, 2026 9:54 pm
Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
Kryesore

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

7 Shkurt, 2026 8:34 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Para
Paralajmërime dhe kërcënime mes Bidenit dhe Putinit

Paralajmërime dhe kërcënime mes Bidenit dhe Putinit

Qeveria kineze u ndalon sportistëve tatuazhet

Qeveria kineze u ndalon sportistëve tatuazhet

Basha: Rama i përfshirë tek inceneratorët, ju tregoj provat

Basha uron ndërrimin e viteve: Të realizohen shpresat për një Shqipëri normale

TE FUNDIT

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
7 Shkurt, 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe...

Lexo më shumë

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
7 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në Kamëz, deklaroi se "një armatë e tërë e drejtorëve,...

Lexo më shumë

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
7 Shkurt, 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
7 Shkurt, 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com