Një artikull i botuar nga një portal shqiptar ku shante “këmbët muskuloze” të modeles shqiptare Afërdita Dreshaj, ka ngjallur revoltën e Lori Hoxhës.
Nëpërmjet një postimi në Instastory, Lori kishte nënvizuar pasazhin e mëposhtëm nga artikull: “Një foto e fundit e postuar nga koka te këmbët na i kujtoi. Të gjata dhe pak si çun. Madje po të mos ia kishim parë fytyrën, do mendonim se ishte djalë. Dhe ç’është më e keqja s’ka palestër e ushtrim në botë që të rregullon formën e kockës së këmbës, por pak rëndësi ka.”
Mesa duket, këto fjalë e kanë revoltuar shumë Lorin, e cila ndonëse ka zgjedhur që mos ta bëjë publike emrin e personazhit të cilit i referohej artikulli, i ka dënuar këto fjalë që ofendojnë femrën. “Shkruajmë çdo ditë për “ndryshimet e vipave”. Na vjen turp kur shohim buzë fabrike, por jemi vet ne që e çojmë shoqërinë drejt asaj rruge. Duam të bëhemi si bota, ama këmbët muskuloze s’i duam”, u shpreh Lori në një shkrim të gjatë që e ka postuar në Instastory.
Më tej, ajo u shpreh se femrat duhet t’i mbrojnë femrat dhe jo t’i hedhin ato poshtë, pasi portali drejtohej nga një femër. “Urojeni, përgëzojeni, pranojani difektet, luftoni për të! Mos e shkelni me këmbë. Ka mjaftueshëm burra për atë punë”, ka përfunduar e revoltuar Lori.
Ndërkohë, Afërdita nuk ka komentuar ende mbi këtë ngjarje.