Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesazhi i doktorit shqiptar: Nuk na duhen elozhet tuaja, por bashkëpunimi

2020/03/14 at 8:08 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mesazhi i doktorit shqiptar: Nuk na duhen elozhet tuaja, por bashkëpunimi

Në këto ditë të vështira për të gjithë Europën, e cila në fakt po shënon shtrirjen më të madhe të përhapjes së koronavirusit, fronti i parë dhe më i rrezikuar është ai i mjekëve. Më shumë se kurrë vëmendja është ndaj tyre, ndërsa shtimi i rasteve mund të kërkojë nevojën e përfshirjes në sistem edhe të mjekëve në pension, apo studentëve të mjekësisë.


Në një kohë kur prioritet i është dhënë vetizolimit të popullatës dhe shkëputjes së raporteve sociale, mjeku kardiolog Meriton Siqeca përmes një postimi në FB, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë në banesa. Ndërsa kujton betimin e HIpokratit për ta trajtuar pacientin si familjarin e tyre, mjeku kardiolog pranë spitalit “Shefqet Ndroqi” shfaqet i prerë në qëndrimin e tij. “Kjo është situatë e rëndë. Nuk na duhen elozhet tuaja, por bashkëpunimi juaj me këshillat e OBSh-së dhe tonat. Pikë!”, shkruan në mesazhin e tij Siqeca.

Kujtojmë se sipas skenarëve të hartuar nga grupi i punës, në rast të mospërballimit të fluksit nga spitali infektiv, për trajtimin e pacientëve me koronavirus do të përdoret edhe spitali “Shefqet Ndroqi”.

Më poshtë postimi i doktor Siqecës:

 Ju lutem, mos na quani HERONJ më!

Edhe atëherë kur harroni ekzistencën e mjekëve dhe stafit të shëndetësisë, edhe atëherë kur i shani me të gjitha fjalët e këqija që gjenden në fjalor dhe më shumë, ne jemi në punë çdo minutë të jetë sonë. Edhe kur na mbaron orari i punës, përgjigjemi në telefon, ëhat’s app, viber, facebook ndaj çdo ankese të pacientit. Sa herë që na keni sharë, është parë që nuk gjykohet drejtë, andaj dhe gjykimi i tanishëm nga ana juaj nuk na duhet.

Ne kalojmë çdo ditë duke luftuar një pafundësi sëmundjesh e diagnozash. Aktualisht po merremi me vetëm NJË (1) diagnozë, patjetër shumë të rrezikshme dhe pandemike.

Ju lutem, shfrytëzoni këtë moment ku po rezultojmë heronj për ju dhe “taposeni” përfundimisht në kokë që ne kemi një betim ndaj vetvetes që çdo njeri do ta trajtojmë si familjarin tonë dhe se të bësh mjekësi ka të mira të pafundta, por dhe këto situata.

Kjo është luftë e llojit tjetër. Me plumba luftojnë ushtarët, në pandemi jemi ne ushtarët. Do donim shumë të qëndronim në shtëpi edhe ne, por as nuk e diskutojmë në asnjë moment që do jemi në spitale deri sa ta qërojmë dhe këtë kërcënim ndaj njerëzimit, me apo pa “kurajën” tuaj që na jepni duke na quajtur “heronj”!

Ju lutem, si mjek, ju vetëm rrini në shtëpi, se nuk është kohë për të dalë te liqeni për t’i bërë xhiro nipçes apo mbeskës, se i kanë heq nga shkolla.

Nuk dua të merrem fare me faktorët e mjerueshëm personale që kemi secili nga ne, në punën tonë të përditshme, të cilat i dinë vetëm familjarët e miqtë e ngushtë që habiten kur i dëgjojnë. Jemi HERONJ çdo ditë të punës sonë, prej nga ekzistoni dhe ju dhe ekzistojnë të dashurit tuaj!

Kjo është situatë e rëndë. Nuk na duhen elozhet tuaja, por bashkëpunimi juaj me këshillat e OBSh-së dhe tonat. Pikë!

Ju uroj jetë të gjatë dhe do ta kalojmë këtë situatë të gjithë me kontributin e vet! Ne jemi GJITHMONË këtu dhe, siç e tregon historia, përkushtohemi më shumë ndaj jush, se sa ndaj vetes e familjarëve tanë, ÇDO DITË!



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Si u zbulua pacienti i parë me koronavirus në Shqipëri, flet mjeku

Sa do të zgjasë koronavirusi? Pipero: Në rastin më të mirë, 4 muaj

Foto brenda infektivit, mjeku: Kemi eksperienca në përballimin e epidemive

Foto brenda infektivit, mjeku: Kemi eksperienca në përballimin e epidemive

Thyen rregullat e lëvizjes: 745 drejtues mjetesh të ndëshkuar,5 në pranga

Thyen rregullat e lëvizjes: 745 drejtues mjetesh të ndëshkuar,5 në pranga
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}