Në telefonat e shumë qytetarëve këto ditë, ka mbërritur një mesazh nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Çështjeve Sociale drejtuar nga ku kërkohet ndihmë për të përmbyturit. Në mesazhin drejtuar qytetarëve shkruhet:
“Dërgoni një mesazh në 55355 (120 lekë/sms) për të dhënë kontributin tuaj në ndihmë të familjeve dhe individëve të prekur nga përmbytjet. Ministria e Shëndetësisë”.
Deri më tani qeveria dhe ministria në fjalë, nuk kanë akorduar asnjë fond për banorët e përmbytur në Vlorë, Fier, apo Fushë Krujë gjatë muajit të fundit. Duket se e vetmja shpresë e kësaj ministrie janë donacionet prej 120 lekësh të qytetarëve të thjeshtë. Duhet theksuar se kontributet personale kushdo mund t’i japë me dëshirë dhe jo me kërkesa nga Ministria e Shëndetësisë.