Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesazhi i Arqipeshkvit Imzot George Frendo për Krishtlindje

2018/12/24 at 12:31 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mesazhi i Arqipeshkvit Imzot George Frendo për Krishtlindje

Në prag të vigjiljes së Krishtlindjes, Arqipeshkvi i Metropolit Tiranë-Durrës ka një mesazh për të gjithë besimtarët. Imzot George Frendo ka përcjellë për të gjithë shqiptarët urimin e Krishtlindjes, e sipas tij ardhja e Jezusit në Botë ka shtruar themelet për një dinjitet të ri për njeriun.


“Krishtlindja na fton të mësojmë nga një foshnjë. Së pari, ai na mëson dinjitetin e njeriut, e çdo njeriu. Në fytyrën e Jezusit fëmijë shohim fytyrën e çdo njeriu, mashkull ose femër, i bardhë ose i zi, i ditur ose i pashkolluar. Me ardhjen e tij në botë Jezusi ka shtruar themelet për një dinjitet të ri për njeriun. Nga grazhdi Jezusi na urdhëron të respektojmë dinjitetin dhe të drejtat e çdo njeriu.”

Mesazhi i plotë:

Krishtlindja na fton të mësojmë nga një foshnjë. Së pari, ai na mëson dinjitetin e njeriut, e çdo njeriu. Në fytyrën e Jezusit fëmijë shohim fytyrën e çdo njeriu, mashkull ose femër, i bardhë ose i zi, i ditur ose i pashkolluar. Me ardhjen e tij në botë Jezusi ka shtruar themelet për një dinjitet të ri për njeriun. Nga grazhdi Jezusi na urdhëron të respektojmë dinjitetin dhe të drejtat e çdo njeriu.

Prandaj njeriu s’ka nevojë të afrojë një deputet që t’i ofrohet puna, s’ka nevojë të paguajë një kirurg në një spital publik që të bëjë një operacion, s’ka nevojë të korruptojë një gjyqtar që të marrë vendimin e drejtë në gjykatë, s’ka nevojë të pijë drogë që të gjejë gëzim, as ka nevojë të lypë nëpër rrugë që të fitojë bukën e ditës.

Në shpellën e Betlehemit shohim një familje. Është një familje e thjeshtë, e varfër, por shumë e lumtur. Asnjëri nuk e dëgjon dënesën e kësaj foshnjeje, përveç prindërve, njerëz të thjeshtë. Nuk e dëgjon Herodi, në pallatin e tij; as e dëgjojnë priftërinjtë e popullit, në tempullin e tyre. Por e dëgjojnë i ati, Jozefi, një marangoz, dhe e ëma, Maria, shtëpiake.

Megjithatë jemi të ftuar t’i afrohemi grazhdit ku është shtrirë Jezusi, dhe të dëgjojmë dënesën e Jezusit. Por dënesa e tij përzihet me një buzëqeshje. Po, ai na buzëqesh, dhe buzëqeshja që ai i drejton secilit prej nesh tregon pastërtinë e syve të tij. Po, sytë e Jezusit janë të pastër, të kthjellët. Ai nuk përdor syzë të errëta. Na shikon pa paragjykime. Të gjithë jemi shumë të bukur para syve të tij. Le të mësojmë, nga shikimi i tij, si të shikojmë njëri-tjetrin. T’u japim dorën atyre të cilëve ua kemi mohuar deri tani.

Kemi zbuluar Krishtin. Kemi gjetur një rrugë të re që na çon drejt gëzimit të vërtetë. Ky është gëzimi ynë, gëzimi që tregohet në këtë fëmijë të brishtë. Ky është urimi im për ju me rastin e Krishtlindjes. Gëzuar Krishtlindjen! Rroftë Jezusi fëmijë.

Etiketa: izmotkrishtlindjeurim


Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Protestat në Greqi, bllokohet qarkullimi Kakavijë-Janinë
Aktualitet

Protestat në Greqi, bllokohet qarkullimi Kakavijë-Janinë

6 Dhjetor, 2025 12:23 pm
Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Aktualitet

“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK t’i japë Metës fashikujt e dosjes

5 Dhjetor, 2025 4:57 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Shtyhet në GJKKO seanca paraprake për dosjen “Veliaj”

5 Dhjetor, 2025 11:58 am
Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)
Aktualitet

Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)

4 Dhjetor, 2025 6:29 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

4 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Ervin Bushati takon 4 ish-ambasadorët amerikanë që shërbyen ndër vite në Shqipëri
Aktualitet

Ervin Bushati takon 4 ish-ambasadorët amerikanë që shërbyen ndër vite në Shqipëri

4 Dhjetor, 2025 1:26 pm
Para
Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i Rexhep Rrajës

Vdes në hotel kryetari i një dege të PS, Berisha:Ngjarja u mbajt e fshehtë

Taynas i kërkojnë të bëjë hundën operacion dhe përgjigja e saj është epike

Taynas i kërkojnë të bëjë hundën operacion dhe përgjigja e saj është epike

Ijen e Besit e njohim të gjithë, por më fund aktori na prezanton edhe mamanë

Besi tregon si atë, Enedën dhe Salsanon i paska ndjekur policia në Kosovë
















TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com